E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E lidhin dhe i vënë armën në kokë
Sot

E lidhin dhe i vënë armën në kokë

Hajdutët me maska i marrin kasafortën dhe pastaj…

 

Momente tmerri dhe paniku ka përjetuar në banesën e tij në fshatin Larushk shtetasi Nue Lata, i cili ka rënë pre e një grabitje me maska.

maska

“BalkanWeb” mëson se katër persona të maskuar i kanë hyrë në banesë mbrëmjen e 28 qershorit rreth orës 21:40 dhe pasi e kanë lidhur e terrorizuar me armë i kanë grabitur kasafortën, brenda së cilës dyshohet të ketë pasur një sasi lekësh.

Burime policore bëjnë me dije se pas kësaj grabitësit kanë vjedhur edhe mjetin tip “Benz” me targë AA 642 HD të parkuar në oborrin e shtëpisë. Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.

BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.