Eni Çobani : Femijë që nxjerrin në katër rrugët prindrit
Do të thotë që ne jemi kthyer në primitivë
Dy të moshuarit nga Korça, që endeshin rrugëve të qytetit pasi fëmijët i nxorën nga shtëpia prekën zemrën e të gjithëve.
Është juristja Eni Çobani ajo që bën të ditur se nuk do t’i lërë në azil, por do të zbardhë shkaqet se pse fëmijët lanë prindërit në rrugë.
Çobani zotohet që të zbulojë se ku e çuan shtëpinë e tyre, duke theksuar se kjo është totalisht e papranueshme.
Juristja shkruan:
Perfundimisht kjo eshte dhimbje ,hidherim,deshperim ky nuk eshte fundi i Shtetit ky eshte fundi i nje.shoqerie qe po degradon dita dites.Kam kohe qe kam ngritur alarmin ne kete vend ku per shume syresh i dukeshin te paverteta por ne fakt ky eshte realiteti shqiptar qe na rrethon , cfare prisni me shume se kaq.
Femije qe nxjerrin ne kater rruget prindrit do te thote qe ne jemi kthyer ne primitive,egoist dhe te pavlere.Dashuria per prindrit eshte e paprekshme e pavdekshme e pamposhtur e pavdekshme.Do jem rruga e zgjidhjes per ju prinder te mire se smund te pranoj te jepen zgjidhje per ne azil kur nuk dime se cka ndodhur me banesen e ketyre njerzve dhe si mund te guxojne femijet e tyre ti nxjerrin rrugeve prindrit.
Duajini prindërit e tuaj dhe kujdesuni me dashuri për ta. Vlerën e tyre të vërtetë keni për ta kuptuar, kur të shohësh bosh vendin ku ata uleshin përherë”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



