Borxhi
Altin Bamllari
Sot, mbas termetit, i mora borxh nje mikut tim te ri 100 Euro sepse me duhej te shlyeja nje borxh te vjeter. Vizatova ne kartmonedhe nje emoji me buzeqeshje dhe ia cova, dora vete, Gonit, ustait te pllakave, qe s’ia hapja telefonin ketu e nje vit me pare. U gezua i shkreti dhe inati iu shua sakaq kur gishtat i reshkiten mbi kartmonedhen qindeshe. Gezimin s’e fsheha dot as une.
M’u duk vetja rob me i mire dhe ika me shpirt te lehtesuar. Sa ber borxhin e ri, mendova se, me ca genjeshtra te vogla, mund ta shtyja per vitin tjeter. Por nuk thone kot qe miresia shperblehet me miresi. Sot mbasdite me takon komshiu ngjitur, presor Llazi, e me shlyen nje borxh te vjeter prej 100 eurosh. Kishte nje vit qe, sa here ndesheshim ne ashensor, i binte kokes me pellembe e shante veten se gjoja u felliq per ato eurot qe me kishte borxh.
Pastaj me ankohej se kishte aq pune sa i dilte gjithmone nga mendja nje vogelsi e tille.
Por cudia me e madhe nuk ishte kjo. Kartmonedha ishte pikerisht ajo qe une i kisha dhene ustait te pllakave, Gonit. E dallova direkt nga emoji qe kisha vizatuar ne mengjes. Nuk mund te rrija pa pyetur presorin per kete rastesi. Ai u pertyp nje cike dhe me tha qe ia kishte dhene nje student per provimin ne matematike. Te lutem mos e bej me fjale, me tha. Nderkohe qe une u bera me shume kurioz se kurre. Po ky dreq studenti, ku e kish gjetur qindeshen time?! Iu luta te me jape nr e telefonit te tij dhe nisa menjehere nje aventure investigimi.
Tani qe po shkruaj, e kam zgjidhur plotesisht dilemen. Qindeshja ime kish kaluar dore me dore nga ustai i pllakave, tek pronari i nje dyqani me materiale ndertimi. Ky kishte paguar nje doganier per nje nder para nje viti. Doganieri ia kishte dhene nje çupe te re, studente, e cila kish pranuar te shkonte me te per nje nate dimrin e kaluar. Nderkohe, zonjusha, pasi kishte marre parate kishte rendur me vrap te i dashuri i saj (edhe ky student) dhe ia kishte perplasur ne surrat kartmonedhen.
Nuk e duronte dot qe ai i permendte nje vit resht qe i kish paguar vjet hotelin ne Dhermi. Pastaj studenti kish shkuar te presor Llazi, e ky i fundit tek une.
S’me ngelej tjeter dhe mora ne telefon mikun tim te ri qe me kish huazuar paradite 100 Eurot.
-Alo, mik! Ku je te te sjell parate?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



