E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Projektligji për teatrin është  antikushtetues dhe e kthen parlamentin në bandë
Sot

Lubonja: Projektligji për teatrin është antikushtetues dhe e kthen parlamentin në bandë

Analisti Fatos Lubonja thotë se duhet të bëhet rezistencë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai tha se tashmë pritet qëndrimi i Presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit.

“Projektligji për teatrin është antikushtetues që shkel shumë gjëra. Këtu Parlamenti vepron si një bandë. Dhe kjo gjë vë në dukje gjithë brishtësinë e situatës. Nëse kalohet ky ligj, i bie të ikë opozita nga Parlamenti, dhe të bëhet si një lloj anarkie. Por unë besoj se duhet të bëhet rezistencë.

Tani pritet edhe qëndrimi i Presidentit. Por mungesa e Gjykatës Kushtetuese tregon se sa e vështirë është situata në Shqipëri. Ky është sistem kriminal i një ekonomie kriminale”, u shpreh Lubonja.

Duke komentuar zërat për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës, analisti Lubonja tha se me këtë akt, synohet t’i përcillet botës mesazhi se në vendin tonë nuk funksionon demokracia.

“Djegia e mandateve ka një kuptim, që i jep një mesazh ndoshta botës, më shumë sesa vendit, se këtu nuk funksionon demokracia. Unë ngulmoj se problemi i opozitës nuk është te djegia ose jo e mandateve, por tek një lloj jo vendosmërie që ka ajo. Në këtë kuptim, djegia e mandateve është akti i fundit për të treguar se këtu nuk kemi një situatë normale. Pastaj mbetet e hapur nëse Rama do të vazhdojë të qeverisë i vetëm apo do të reagojë. Por ky vendim për të prishur Teatrin është i rëndë. Është një pikë ku ose duhet rezistuar, ose jemi përpara rreziqesh të mëdha”, tha analisti Fatos Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.