Marjana Kondi këshillë MINISTRES Kumbaro :Jo gishtin në hundë se është TURP!
Aktorja Marjana Kondi dhe ministrja Mirela Kumbaro nuk kanë aspak raporte normale mes tyre, dhe këtë e kanë pranuar të dyja. Aktorja me reagimet e saj në rrjetet sociale, ndërsa ministrja me heshtjen e saj.
Së fundi Kondi ka postuar një foto vërtetë të sikletshme të ministres, gjatë seancës së fundi të Kuvendit, ku Kumbaro ka pasur një nga gishtat e saj në hundë.
Aktorja nuk e ka kursyer aspak ironinë duke i kujtuar se një gjest i tillë është i turpshëm.
‘’Kujdes nuk eshte mire kshu se je dhe femer,elegante flok te gjata akoma ke veroren, se ke pare akoma dallandyshen e pare qe se ke hequr nga dora… jo gishtin ne hunde se eshte turp… lum ti per karakterin qe ke! vuaj une e shkreta per gjithshka, do mare shembull nga ty qe sot e tutje”, shkruan Kondi në postimin e saj në Instagram.
Edhe më herët në media kanë dalë disa biseda të Kondit me kolege të saj, ku kuptohej se ministrja dhe ajo nuk kishin një raport normal, aq sa Kumbaro i kishte ngartërruar dhe emrin në Marjeta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



