Deputeti i PD-së Edi Paloka shtoi më tej se me ardhjen e saj në krye të prokurorisë shumë çështje janë lënë pa zgjidhje, duke qenë se ajo është e zgjedhura e partisë.
‘’Ka një arsye se pse prokurori zgjidhet me 84 vota, zonja e përsëris ka vetëm 69, as mazhoranca nuk e ka votuar. Ajo ka marrë përsipër detyrën që i ka caktuar partia juaj.
Ne kemi ardhur të dëgjojmë raportimin, po jemi akoma dhe më të interesuar të bëjmë publike disa çështje që nuk kanë marrë zgjidhje qëkur ka ardhur zonja në krye të prokurorisë. Janë kryer akte që këtë zonjën këtu të kishim tashmë përballë vetvetes duke raportuar”, tha Paloka.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156436059824909/



