E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Rama sa  herë zihet ngushtë,  servir gjellë mediatike me “bashkeqeverisje”
Sot

Manjani: Rama sa herë zihet ngushtë, servir gjellë mediatike me “bashkeqeverisje”

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj zërave që flasin për një bashkëqeverisje mes PS dhe një pjese të opozitës.

Në reagimin e tij Manjani i konsideron këto ide të hedhura nga qeveria me qëllim që të mbillet vazhdimisht fara e përçarjes opozitare.

Ja reagimi i plotë i Ylli Manjanit

“Përça e sundo!
————-
Gjella mediatike që po ofrohet këtë verë për t’u ngrënë është:
Qeveria me bazë të gjerë.

Dmth pyetja është a do ketë qeveri PS-PD, apo PS -LSI?!

Kjo është një supë e ndenjur tashmë, që serviret vazhdimisht, sa herë që shpërthen një pesimizëm masiv.

Sa herë që qeverisë i shpërthejnë skandale dhe askush nuk e di se si ajo bie, lindin teoritë e “konsensusit të madh”.

Mediat flasin për bashkëqeverisje me një pjesë të opozitës, si për inat të pjesës tjetër! Sajohen takime dhe biseda, ose vendosen ngjarje të së shkuarës në kontekstin e një konspiracioni, për ta bërë sa më të besueshme përrallën aktuale.

Në fund fare arrihet një gjë: mbillet vazhdimisht fara e përçarjes opozitare!

Fiks siç i intereson qeverisë.

Gjumë të ëmbël dhe pushime të mbara!

Qeveria le ta shesë jo vetëm detin, por edhe tokën! Teatrin dhe pronë publike po e po.

Vetëm pushtetin jo!

Sundim të mbarë….”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.