Prishim Teatrin Kombëtar se kemi “shtëpinë e gjethes”
Artur Roshi

Mazhoranca ka reaguar kundër Presidentit të Republikës që ktheu në kuvend ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Them se duhet të kishte heshtje të saj,për të argumentuar një tërheqje të butë drejt mos prishjes së teatrit,por si duket emocionet e pushtetit dominojnë mbi vetpërmbajtjen dhe arsyen.
Këtu nuk bëhet fjalë se kush është më
” i fortë”,qeveria apo opozita sepse dihet që qeveria ka mjetet e fuqisë së pushtetit,por bëhet fjalë që opozita mori në këtë rast fuqinë e argumentit edhe me qëndrimin e arsyetuar të presidentit.
Besoj që mazhoranca nxitohet kur Presidentin dhe shefin e gjithë opozitës i konsideron si individë që pajtohen për teka e kapriço politike,por duhet ti shohë si frymë besimi që ngrejnë logjikat e arsyetimit të tyre,të cilat dominojnë opinionin e shqiptarëve.
Kur shumica e shqiptarëve nuk duan një zhvillim të pronës truall të Teatrit,qeveria nuk mund të bëjë të kundërtën se edhe vetë ajo është etnitet që rrjedh nga vullneti i qytetarëve.
Asnjë mëndje shqiptari nuk mund të krijojë perceptimin ,se “shtëpia e gjethes” si muze vlen më shumë se Teatri Kombëtar,se Bunk’art1 dhe Bunk’art2 si muze përçojnë vlera kombëtare më shumë se Teatri Kombëtar,kur logjika më e ulët njerëzore shkon në krah të kundërt.
Kombet e emancipuara i ruajnë trashëgimitë kulturore,i krijojnë edhe kur si kanë ,i ridimensionojnë kur nuk janë të plota,prandaj ne mjafton ti ndjekim ata.
Në një vend demokratik balanca e forcës së pushtetit anon nga vetëpërmbajtja dhe jo nga nxitimi,kapriçua dhe emocioni euforik që e karakterizon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



