E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meraku i gazetarëve dhe i punëtorëve të ERTV nuk mund të jetë i njejtë …
Sot

Meraku i gazetarëve dhe i punëtorëve të ERTV nuk mund të jetë i njejtë …

Basir Collaku

Kam shkruar pak rreshta dy ditë më heret rreth një fotokopje lajmi ku dyshohej një ngjarje në të cilën përmendej emri i biznesmenit Zamir Manes për një rrethanë të pakëndshme. Unë pyeta nëse gazetarët. Theksoj gazetarët e jo biznesmenët gazetarë kishin dijeni rreth asaj që thuhet se mund të ketë ndodhur..
Ndër gazetarët e pare komentues në faqen time në fb ishte kolegu Artan Hoxha, i cili me tha se kishte hulumtuar dhe nuk i kishte dalë i vertetë. Pas disa mendimeve ndryshe Tani ishte dakort të presim një vijimsi diskutimi nëse ditet do të na sillnin prova.

Tani dha versionin e tij. Unë e respektoj. Meraku kish marrë alarmin nga Elvi Fundo dikur gazetar afër qeverisë së shkuar, në profesion sot sipërmarrës i një portali afër qeverisë aktuale. Punë dhe zgjedhje e tij. Fundo shqetësohej se unë kisha gënjyer dhe sipas tij Artan Hoxha e kishte nxjerrë në pah të pavërtetën time.

Fundo kishte merak se opozitarizmi im dhe sidomos kjo pyetje kishte të bënte me përpjekjen time për tu zgjedhur deputet i PD nga Lulzim Basha. Krisjet e tij leksikore shkonin me larg se në Gjermani ku gjendet sepse është i rrezikuar nga opozita. Po perse ky merak koleg. Unë skam dashur as dua të bëhem parlamentar sepse e dua gazetarinë si profesion më shumë nga të gjithë punët. Dhe po të isha deputet i PD do isha qindra herë më i dobishëm për demokratet se sa shokët e shokëve të merakosur. Sepse unë sdi të vjedh e të jem maskara. Ky është kriter pengues. Gazetaria pra.Ky është pasioni im. Po Fundon e ha meraku se me ka gënjyer e më gënjen Basha. Pikë e zezë. Kur unë kritikoja qendrime të PD edhe të Berishës edhe të Bashës me.editoriale te RD Fundo ishte i zënë me hallet që i falte pushteti. Pastaj është si të mësohesh.

Kthehem te pyetjet
Po e nis me kolegun Artan Hoxha?
Tani unë pyes nëse ke.dijeni për një ngjarje ku dyshohet të ketë qenë Zamir Mane objekt agresoni?!?!?!
Nëse investigimi qe ke bërë të ka rezultuar i pavertetë ky pretendim i qarkulluar dashakeqësisht, mendon se një koleg tjetër mund të ketë gjetur prova që të na binde të dyve, të gjithëve??!!

Nuk e gjen gjë asnjë biznesmen qoftë ky edhe më i pushtetshem se qeveria nëse publikohet një e vertetë apo pjesë të saj, apo hipoteza që të çojnë drejt saj.
Një gardist ekselent Martin Nika u “aksidentua”. Të gjithë ne gazetarët ramë dakort me versionin policor. Ishte aksident. Në kafe kolegët të gjithë dyshojnë ndryshe. Neper redaksi ska minutazh per këto hamendësime profesionale..!!! Këtu vetevritesh me 3 apo 5 deri ne 7 plumba dhe i bën naftën shkences se kriminalistikës..!!!

Kolegu Gjergj Zefi, me të cilin ndaj qendrime ndryshe shumë herë më kritikoi me vend dhe të drejtë. Në portalin e tij Pamfleti ai kishte shkruar për një ngjarje në Kosovë ku Mane ishte objekt i një sherri të dhunshëm me punetorë të një kompanie. Zefi ketu na qortonte mua dhe kolegëve me fakt konkret.
Tani unë pyetjet në shkrim i kisha për gazetarë rrace ne terren të cilët i vleresoj pa kushte per përkushtimin e sakrificën. Përgjigjet serioze.do vlenin nga çdo gazetar por sidomos nga Anila Hoxha, Flamur Vezaj, (ndonese ne USA) Armand Bajrami, Klodiana Lala, Spartak Koka, Elton Qyno, Nikoleta Kovaçi, Anila Prifti, Poli Hoxha, Anduena Llabani, Ferdinand Dervishi, e shume te tjere. Keta dinë më shumë se botuesit dhe redaksitë, sepse kanë mbetur gazetarë dhe sjanë marrë me biznes fjale. Tani gazetaria ka nevojë për terren dhe jo zyra luksi e asistencë të Zuckerbergut.

Montaneli thotë diku se unë do ta vrisja një gazetar që i thotë prokurorit me fal. Ne kemi profesion dyshimin dhe provueshmerine e tij me fakte dhe dëshmi. Në të kundërt nëse gazetari ulet në preher të pushtetit, qoftë ky qeveritar apo opozitarë, është thjesht një dështim i trishtueshëm, koston e të cilit e peson demokrcia duke u bërë e pashëndetshme !!! Sepse meraku dhe misioni i gazetarëve nuk mund të jetë i njejtë me ERTV…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.