Basha për sulmin ndaj Klodiana Lalës, paralajmërim Ramës: Do mbash ti përgjegjësi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa ka dënuar sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala ka zbuluar se kush fshihet pas kësaj ngjarje të rëndë. Sipas tij, kërcënimi ndaj Lalës vjen si rezultat i zbulimit të lidhjeve të deputetit Çyrbja me bandën e Shullazit. Basha thotë se ky është një mesazh i qartë që vendi sundohet nga mafia, dhe ka paralajmëruar Ramën se ai do të jetë përgjegjës nëse iu preket qoftë edhe një fije floku nga krimi gazetarëve.
Deklarata e Bashës:
Sot u realizua ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që zotërohen nga krimi. Familja e gazetares Klodiana Lala u sulmua herët në mëngjes. Plumbat kanë goditur dhomën ku vajzat e saj flenë. Mesazhi është i qartë, kush nuk i bindet krimit, do të mbajë pasojat. Dua të shpreh mbështetjen time, për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari. Dua ti them të gjithëve atyre që nuk duan të qeverisën nga krimi, duhet të qëndrojmë dhe të luftojmë.
Sa herë media hesht krimi triumfon, sa herë shoqëria hesht krimi triumfon. Sulmi me armë ndaj gazetares Lala, denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e deputeti Çyrbja dhe bandën e Shullazit, janë tregues i qartë se krimi më Ramën qeverisin së bashku. Krimi kontrollon kupolën e policisë, pasi është në bashkë qeverisje. Rama të lerë lotët e krokodilit dhe të gjej ata që sulmuan gazetaren. Të flasë më banditët e vetë dhe të gjejë mafiozët që qëllojnë kundër gazetarëve.
Sot kam një mesazh për Ramën, do mbash ti përgjegjësi për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari tjetër, i preket një fije floku nga horrat që ke rrotull.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



