Hajdutët “rilindas” vjedhin qytetarët 12 milion euro me një të rënë të lapsit
Kastriot Çipi
Në të gjithë botën, ata që përdorin makina me gaz (LPG) janë të favorizuar në taksa, sepse shkaktojnë më pak ndotje në mjedis se sa ata që perdorin mjete me naftë apo benzinë.
Nga Australia, deri në Angli, kur ti vendos ta konvertosh makinën tënde me benzinë, në makinë me gaz, ke një lehtësim të përkohshëm plus nga taksat, që ti të mos e ndjesh koston e instalimit të impiantit të gazit.
Kam 10 vjet që përdor makinë me gaz. Kështu e bleva. Kështu kishte ardhur nga Italia. Asnjë lehtësim nuk kam marrë në taksat vjetore. Kur impianti i parë u vjetërua, e zëvëndësova me një të ri. Sërish nuk mora asnjë lehtësim nga taksat.
Në mandatin e parë, “rilindja” rriti akcizën e gazit, duke e trajtuar njësoj si benzinen. Si pasoje, u rrit cmimi i gazit.
Në mandatin e dytë, “rilindja” e ka dhënë me koncension te Shpresa.al licencimin e makinave me gaz dhe per këtë shërbim, unë duhet të paguaj sot plus 10 mijë lekë! Jo vetem kaq! Por nese e ke bere instalimin përpara hyrjes në fuqi të ketij koncensioni, duhet te paguash 15 mije leke! Nderkohe qe une kam 10 vjet qe e perdor kete makine, pra edhe kaloj cdo vit kontrollin teknik dhe askush nuk me ka thene deri sot se jam i detyruar ta shenoj ne lejen e qarkullimit.
E kuptoni sa lehte dhe sa paturpesisht vjedh “rilindja”? Me nje te rene te lapsit, qindra mije pronare makinash me gaz do te paguajne sot “penalitet” 5 mije leke, sepse e kane blere makinen me impiant gazi, ose e kane instaluar ate para hyrjes ne fuqi te ketij koncensioni!
Nese jane 100 mije makina me gaz, brenda vitit “rilindja” do te vjedhe 4 milion euro neto si “penalitet”, pa llogaritur 8 milion eurot e tarifes baze per certifikimin, asaj qe do ta paguaje edhe kushdo tjeter që e bën instalimin nga e para sot!
Dhe thonë se s’kanë para për të restauruar teatrin!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



