E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodiana Lala përlotet në studio: Kur pashë plumbat në muret e shtëpisë …
Sot

Klodiana Lala përlotet në studio: Kur pashë plumbat në muret e shtëpisë …

Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi në banesën e Klodiana Lalës, ku në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura, gazetarja ka vendosur të thyejë heshtjen.

Në studion e “News24”, gazetarja tha se ka vendosur që të flasë sot, pasi ka një detyrim moral ndaj familjarëve të saj, të cilët u tronditën nga sulmi me breshëri kallashnikovi.

E përlotur, ajo ka treguar si ndodhi ngjarja dhe si u sinjalizua.

Lala u shpreh se dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës dhe se nuk frikësohet, pavarësisht se është tronditur.

Gazetarja u shpreh:

Atë ditë nuk isha në banesë. Në banesë ishin dy prindërit e mi, dy vajzat e mija të mitura, më e madhja është 6 vjeç, vëllai im dhe një çift bashkëshortesh që janë miqtë tanë. Në mëngjes më telefonon vëllai dhe me thotë të hap Whatsap se më kishte sjellë një foto. U trondita kur pashë plumbat në muret e shtëpisë. Pyetja e parë ishte për vajzat dhe për të gjithë të afërmit. Më pas telefonova drejtorin e policisë së Tiranës të cilët zbarkuan në shtëpinë time. Unë u kam bërë të ditur se nuk do publikoj lajm pa hetuar policia. Unë dhe familjarët e mi nuk kemi asnjë konflikt dhe jemi të hapur për të hetuar institucionet. Unë jam e tronditur, por si gazetare nuk jam e frikësuar. Jam përpjekur me të gjitha forcat që të kryej detyrën time mirë. Kam dyshime që ky sulm lidhjet me punën time, por unë do i jap kohën e nevojshme institucioneve. Unë i kam adresuar dyshimet e mija dhe është detyrë e institucioneve të zbardhin ngjarjen. Unë kam dalë dje live dhe sot i them opinionit publik se unë jam këtu, do jetoj këtu sepse është një vend që unë e dua”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.