Dekreti për Teatrin/ Meta: Nuk paragjykoj vendimet e Kuvendit, por….
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një dalje për media pas dhurimit të gjakut të punonjësve të Zjarrfikëses së Tiranës, në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.
Meta tha se Kuvendi është sovran për të marrë vendime, por shtoi se këto vendime duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Pjesë nga deklarata
Si e komentoni shtyrjen nga Kuvendi dekretin për ligjin e Teatrit?
Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të përgjegjësive të veta. Nuk kam asnjë koment.
Po u rrëzua dekreti, çfarë hapsh do merrni?
Nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj vendimet e Kuvendit. I uroj shumë sukses, pasi është në fillime të sesionit të tij dhe duhet një bashkëpunim sa më të përgjegjshëm, për angazhimet që ka Shqipëria për Bashkimin Evropian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



