E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dixhitalizimi, e verteta pertej zhurmes 2
Sot

Dixhitalizimi, e verteta pertej zhurmes 2

 

Klodian Tomorri

Eshte perhapur nje teze protestuese sikur qeveria vendosi qellimisht te fik sistemin DVB-T dhe te kaloje ne sistemin DVB-T2 per te favorizuar operatore te caktuar ne tregun e telekomunikacioneve. Ky eshte nje mashtrim. E verteta eshte se transmetimi dixhital vetem ne sistemin DVB-T2 eshte percaktuar me vendim qeverie ne maj te vitit 2012.

“Duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike, mundësitë e përfitimit ekonomik dhe përdorimit më efektiv të spektrit të frekuencave rekomandohet që Shqipëria të kalojë direkt në implementimin e sistemit më të avancuar DVB-T2,”- VKM nr 292 “Per Miratimin e Strategjise Kombetare te Kalimit nga Transmetimet Analoge ne ato Dixhitale.”

Arsyeja se pse qeveria e atehershme vendosi te kaloje ne sistemin DBV-T2, eshte eficenca. Doktori sheh larg!

“Për të lejuar përdorimin më të mirë të burimeve të spektrit, në vitin 2009, konsorciumi DVB nxori kushtet specifike për teknologjitë DVB-T2, si një zgjerim i standardit ekzistues DVB-T. Një zgjerim i tillë rezulton në rritjen me 30-50% të efektshmërisë së DVB-T2, kundrejt DVB-T,” – VKM nr 292 Per Miratimin e Strategjise Kombetare te Kalimit nga Transmetimet Analoge ne ato Dixhitale.

Ra dhe teza e favorizimit. Tani a e kane menaxhuar autoritetet shqiptare si duhet kete proces per t’i pergatitur qytetaret? Une mendoj qe jo. Sepse njerezit mund te ishin informuar me kohe, te blinin vetem televizor qe kane te inkorporuar sistemin DVB-T2.

Se fundmi, po qarkullon nje tjeter teze edhe me e cuditshme. Ate qe qeveria ti bleje dekoderat dhe t’ja jape popullit falas. Une nuk kam degjuar gje me irracionale se kjo. Kujt do ja marre leket qeveria qe do bleje dekodera per t’i shperndare falas? A nuk jane leket e njerezve ato?

Qeveria shqiptare ka dhene 88 mije dekodera falas per te gjitha familjet ne ndihme ekonomike. Te varfrit i kane marre dekoderat. Tani thuhet qe qeveria t’u bleje dekodera edhe te pasurve. E tmerrshme. Ka njerez ne kete vend, qe nuk kane televizor fare. Sepse s’kane para apo nuk duan te shohin televizor, eshte puna e tyre. Keta duhet te paguajne qe qeveria te bleje dekodera per miliardet, per ata qe rrine te Rolling Hills, per ata qe rrine ne Lalz etj etj. Cmenduri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.