E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letër Sulltanit
Sot

Letër Sulltanit

Nëse do më kërkonin ti shkruaja nje letër Sulltanit Erdogan, sot është dita. Eshtë sot që dikush na mbylli sinjalin e TV-ve, që populli të mbesë pa sy e veshë. Mbeti pa dëgjuar edhe fjalimet tona. Mbeti pa parë edhe filmat turq.

Kush guxoi të prishë këtë miqësi e dëfrim që po forcohet në çdo seri?

Do bëhet dhe ky gjygj. Ju jap fjalën Pasha.

Si i fillim po nis letrën e faljes madhe….

I shtrenjti Sulltan Erdogan,

Nuk njoh miqësi më të përzemërt se ajo e intimitetit të gjatë që Ju dhe Udhëheqësi im keni kaluar në këto kohë të turbullta.

Kujtoj me këtë rast vizitat e lavdishme sy më sy Tuajat me Udhëheqësit tim.

Ti na fton për vizitë me besimin më të plotë për të forcuar mes palëve miqësinë e dashurinë. Nuk harroj përkushtimim dhe ndihmën Tuaj në Polici, Ushtri, Ekonomi, Energjitikë, Aeroporte e kudo ku rrjedh ujë e djersë arnauti.

Magazinat Tuaja janë sot Magazinat tona. Por ndihma më e madhe e Juaja Pasha mbetet në kinematografi. Filmi turk ka hyrë në çdo familje. Romanca dhe dashuria turke na shoqëron bukën dhe kripën. Siç e di, punët deri dje i kishim në rrugë të mbarë, por gjerat nuk po ecin si i duam Ne. Shejtani i Zi na hyri në mes Pasha. Këto ditë, pa pritur e kuptuar na këputën sinjalin! E prenë, sinjalin e TV siç presin në synetllëk lëkurën… Lajmi iku. Filmi turk u nxi. Dashuria u tha. Urrejtja fitoi….

Nejse. Ju kërkoj falje Pasha. Ju kërkoj falje, e Ju jap fjalën se nuk do të ndodhë më kurrë deri …në Janar. Do e marrin mësimin firaunët. Burgjet tona kanë vend.

Për të mos të lodhur po e mbyll duke të kërkuar falje.

Të kesh shëndet e mirësi Pasha.

Mirupafshim.

Arnauti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.