Letra/ Kryeministër,qokën për çdo lindje, mbaje dhe përktheje në siguri për jetën e fëmijëve
Lori Duro
I DASHUR KRYEMINISTËR!
Që unë të bëj më shumë fëmijë, nuk kam nevojë për para.
Si fillim kam nevojë për trotuarë të sigurt, që të kem mundësi të shëtisim të dy me karrocë. Kam nevojë për siguri shëndetësore, që mjekët mos më japin antibiotikë për çdo virozë se ju kanë mbetur stoqe në depot farmaceutike. Kam nevojë për siguri në edukim, që mos e rrit me frikën se në kopësht do plasi ndonjë bombēl gazi apo edukatorja e pakualifikuar mund ti ushtrojë dhunë, ngaqë nuk i mbajnë nervat e nuk e kënaq apo motivon paga që merr.
Kam nevojë të sigurohem se gjithë taksat që paguaj së paku të më ofrojnë siguri sociale.
Kjo qoka që ke caktuar për çdo lindje, mbaje dhe përktheje në siguri për jetën e fëmijëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



