E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunimi dhe përdhunimi i Xhisela Malokut, Ilir Demalia: Arta Marku të marrë një vendim, ose të shkarkohet
Sot

Dhunimi dhe përdhunimi i Xhisela Malokut, Ilir Demalia: Arta Marku të marrë një vendim, ose të shkarkohet

Analisti Ilir Demalia tha se kryeprokurorja Arta Marku duhet të marrë një vendim urgjent në rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit socialist. Në një lidhje me skype për Ora News, ai tha se nëse nuk merret një vendim për të, Marku duhet të shkarkohet.

Demalia: Prokuroria e Përgjithashme ose duhet të marrë një vendim urgjent  për këtë rast, me personin i cili ka kryer dhunë, ose të mohojnë që nuk është e vërtetë dhe të arrestohet vajza. Një nga të dyja duhet të bëhet, përndryshe Arta Marku të shkarkohet urgjentisht  nga ajo detyrë, sepse ajo nuk përfaqëson organin e akuzës, por përfaqëson vetëm kryeministrin Rama si një njeri i lidhur me bandat  e tij në parti, që është një parti krimi tashmë e hapur.

Demalia paralajmëroi se si shumë ngjarje të tjera, edhe rasti i Xhisiela Malokut do të mbyllet, ndërsa tha se ngjarje të tilla manipulohen politikisht.

Demalia: Manipulohet shumë nga politika dhe nga gazetarët që përdoren nga politika për interesat e veta. Sa i përket rastit konkret, është e pafalshme, e patolerueshme dhe tregon në çfarë gjendje është shteti shqiptar. Këtu ka një të vërtetë, ose vajza gënjen, ose djali ka kryer gjithë atë akt. Nga hetimet del që vajza është e dhunuar. Në momentit që janë dhënë këto, në momentin që vajza ka bërë denoncimin duhet të ishte arrestuar djali.

Në lidhje me imlikimin e opozitës në këtë çështje, Demalia tha se kjo bëhet që edhe opozita të mbulojë krimet që ka bërë në të shkuarën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.