E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demalia: Ka aq shumë të vërteta sa nuk ka nevojë të shpifësh..
Sot

Demalia: Ka aq shumë të vërteta sa nuk ka nevojë të shpifësh..

Analisti i njohur, Ilir Demalia ka komentuar paketën e re “Antishpifje” të paralajmëruar nga kryeministri, Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Demalia shkruan  se kjo është një lojë e Ramës për të tërhequr vëmendjen. Ndërkaq ai thekson se nuk është nevoja të shpifësh për Rilindjen dhe kryetarin e saj, kur ka shumë të vërteta.

“Kjo është një lojë e Edi Ramës që e bën më shumë për të tërhequr vëmendjen dhe për të zhvendosur gjithë problemet që ai ka të lidhura me krimin. Nuk ka nevojë të shpifësh sot për Rilindjen dhe kryetarin e saj, sepse ka aq shumë të vërteta, që nuk ke nevojë të krijosh shpifje apo të sajosh gjëra për lidhjet e kësaj bande të Rilindjes me kryetarin e saj, me rrjetet kriminale, me kriminelët e futur në parlament që nuk mund t’i mohojë Rama, në administratë, në qeveri ku nuk ka nevojë për të shpifur, sepse ata janë fakt në të gjitha këto instanca dhe Rama i di shumë mirë, njerëzit i dinë shumë mirë, por është pafuqia e një populli për të reaguar”, shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.