E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajzat e pasura të katundit tonë të varfër
Sot

Vajzat e pasura të katundit tonë të varfër

Urim Bajrami

Kam njohur dikur një biznesmen, që kishte jo pak prona, biznese, pasuri, por edhe ide. Kishte dhe një të dashur, e cila lundronte në paratë e tij. Asaj i kishte blerë shtëpi e makinë. Nuk i kish lënë qejf, dëshirë e udhëtim pa ia plotësuar.
Para ca ditësh pyeta për të disa miq të përbashkët. Aha, më thanë, ka mbaruar…
Kish falimentuar me të gjitha bizneset. Pasuritë dhe paratë ia kishin tretur. Tani punon në administratë, sa për të mbajtur familjen.
E dija që kështu do të përfundonte një ditë.
Gjithsesi, më erdhi shumë keq për të.
Keq do më vijë, besoj, edhe për shumë nga këta biznesmenët e rinj. Të dashurat e tyre sot lundrojnë në detin e parave, që një Zot e di se nga vijnë. Të dashurat e tyre janë vajzat e pasura në këtë katundin tonë të vogël e të varfër. Në fund të fundit, ato s’kanë faj. Parasë i dorëzohen të gjithë, sidomos kur paraja është e kuqe ose jeshile.
Por herët a vonë, kur paratë mbarojnë, të dashurat ikin. Ose mbeten vejusha. Përkohësisht…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.