E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani:Në vend të bëjë publike veprimtarinë e “tepsisë”, fajson “kazanët” që thjesht japin lajme nga Tepsia…
Sot

Manjani:Në vend të bëjë publike veprimtarinë e “tepsisë”, fajson “kazanët” që thjesht japin lajme nga Tepsia…

Pas deklaratës së kryeministrit sot se neveriste mediat që jepnin lajme të rreme ose ndryshe “kazanët”,  ka reaguar Ylli Manjani, – ish-ministri i tij i Drejtësisë.

“Kryeministri, në vend të ndalojë “zjarrvënien”, kërkon hesap përse vlon kazani! – i kthehet Manjani në FB. – Në vend të bëjë publike veprimtarinë e “tepsisë”, fajson “kazanët” që thjesht japin lajme nga Tepsia…

Logjika top! Transparenca zero! Rrejnë edhe kur thonë ndonjë të vërtetë!

Prandaj zotëria i do mediat jo vetëm kazanë, por edhe të mos vlojnë kur iu vihet zjarri.

Të fala lirisë së shprehjes! Shumë të fala gjithashtu edhe Këshillit të Europës, OSBE e NATO ku dhe jemi anëtarë!” përfundon me ironi Manjani.

Reagimi i Manjani ka ardhur pasi Rama përgënjeshtroi më herët në Twitter mediat që njoftuan shkarkimin nga detyra të Avokates së Popullit Alma Hiçka.

Rama shkroi: “Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.