E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LEKSION ZGJEDHJESH PER KRYETARE & MILITANTE PARTIE
Sot

LEKSION ZGJEDHJESH PER KRYETARE & MILITANTE PARTIE

Erion Piciri

Ka disa militante dhe kryetare partish qe jane fyer pse njerezit nuk i votuan. E dinin se zgjedhesit i kane prone dhe duhet te vinin si delet t’i votojne. Ne keto zgjedhje moren nje leksion: zgjedhesi ne politike si klienti ne biznes, eshte mbret. Ne Amerike kete e kane kuptuar sot e 150 vjet. Politika dhe biznesi udhehiqen nga te njejtat parime – ai qe blen kerkon dhe meriton produkt cilesor, qofte ky sapun, politikan apo parti politike.

Respekt ndaj bleresit, se ndryshe te falimenton. Nuk ka pushtet pa respektin ndaj njeriut te thjeshte. Ai pret t’i afrosh te mira dhe emocion, t’i fitosh zemren dhe simpatine me miresjellje dhe perkushtim, jo ta trajtosh si padroni yzmeqarin.

Puna e pare qe duhet te beje partia dhe kandidati eshte te mendojne, te prodhojne ide, te gjejne zgjidhje dhe te rrisi prestigjin social, qe te behen te besueshem dhe te pelqyeshem. Kur partia u shkon zgjedhesve me figura pa lidhje me politiken apo me politikane te dores se dyte, qe nuk dine se pse kandidojne dhe duhen votuar, si te ta japi voten tjetri.

Nje votues tradicional me shkruante keto dite: “…strukturat e partise x jane ne nje nivel aq te ulet sa nuk te japin besim. Une jam nje djale nga Lushnja dhe flas per rrethin tim. Kandidatet e partise jane aq te neveritshem sa vetem tanet nuk jane. Une jap jeten per partine x por kete vit nuk ia vlente t’i beje deputete ata qe jane sot ne listat e para te partise”.

Njeriu do te jete krenar per ate qe ka votuar ndersa ti i con njerez te rendomte dhe i thua voto se kete e di une. Kjo politike behej ne nje epoke tjeter por jo ne ditet tona. Ata njerez qe te sjellin ne pushtet jane njerez qe kane respekt per veten dhe nuk magjepsen nga kandidate qe nuk lidhin dy fjali koherente dhe qe u merret goja ne publik. Ata jane shtresa e mesme, Shqiperia e kultivuar qe ka enderra dhe pritshmeri, qe nuk e shikon partine per nje vend te lodhur pune.

Politika eshte oratori, strategji, komunikim persuasiv, qellime, mobilizim dhe jetesim i tyre ne politika qe rrisin mireqenien e njerezve ne mase. Politika e kohes tone eshte qeverisje e enderrave dhe berja e tyre realitet. Politika reflekton edhe nje model te desherueshem te njerezve ne hapesiren publike.

Kam studiuar zgjedhjet permes dy masterave ne Bukuresht dhe New York, kam ndjekur politiken prej 25 vitesh dhe aty kam nxjerre disa mesime per fitimin e mbeshtetjes elektorale qe dua t’i ndaj me ju.

– Nga gomeret nuk nxirren kurre kuaj garash. Ceshtje konstruksioni dhe mentaliteti;
– Nje kale i aksidentuar nuk futet me ne gare se eshte kale i trembur;
– Ne fushate cdokush eshte i vlefshem por mos dergo politikanet e races si figurante dhe asistentet t’i besh deputete. Njeriu i duhur ne vendin e duhur, me autoritetin e duhur;
– Mos abandono kauzen per pushtetin;
– Mos abandono projektin tend per projektin e nje tjetri;
– Mos bej levizje te menjehershme. Zgjedhesit duan qendrueshmeri dhe nuk marrin kthesa te menjehershme;
– Njerezit mbeshtesin dhe asociohen me marka dhe emra prestigjioze;
– Edhe zgjedhesit me pa kulture e dine profilin e njeriut qe i pershtatet postit ne gare;
– Edhe zgjedhesit me te lodhur nuk mund t’ia hedhesh – ai e nuhat genjesharin qe ben dicka nga ai qe s’ben dot asgje;
– Mos fut percarjen ne ekip por harmonine;
– Sigurohu te motivosh jo te demoralizosh ekipin ne lufte;
– Perdor cdo lider me potencial lokal per te rritur mbeshtetjen;
– Beje luftarak procesin elektoral – njerezit vine te ndjekin nje ndeshje te madhe boksi ku konfrontohen liderat, idete dhe publiku i gjere;
– Frymezo permes qellimesh te larta jo makinacionesh te ulta;
– Ji i vertete dhe origjinal me mbeshtetesit e tu;
– Luftetari, heroi i paepur gjithnje vletesohet edhe sikur te jete ne minorance – vendosmeria e tij nje dite shperblehet;
– Ndertoje imazhin e mire dhe ruaje me cdo cmim – mos u terhiq zvarre nga ambicia e shfrenuar por ler racionalitetin te udheheqi veprimet e tua.

Lista e perfundimeve mund te vazhdoje por po e mbyll me nje histori kryetari partie tete muaj perpara zgjedhjeve. Besonte se punet jane aq keq ne rang vendi sa zgjedhesit nuk kane ku shkojne dhe do vinin ne hambarin e tij. Nuk merren zgjedhjet me shpresen se njerezit nuk kane ku te shkojne. Mund te ikin drejt partive te tjera, i thashe. Ne fakt zgjedhesit u treguan me inteligjente – zgjodhen te ikin me pushime se te legjitimojne nje politike qe nuk ngjall shprese…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.