Kungjat e King Artur Zhejit
Metafora e Kungjit
Kungji është një gjë e hollë, me hile, që zakonisht hidhet për qëllime të ulëta. Por kungji është edhe ajo vegla e vogël, e ngjashme me mizën, që nuk i ndahet kalit të opozitës, me qëllimin e pastër që ta tërbojë dhe denigrojë. Deri tash ka funksionuar perfekt. Kungji është Denis Dyrnjaja dhe Ervis Iliazaj. Kungj është edhe Artur Zheji. Kungja janë shumica, fatkeqësisht.
Sonte do të shkruaj për këta kungjat e Arturit, sepse me dolën në shteg. Por ju lexojeni ndryshe, domethënë, metafora e kungjit vlen për të gjithë ushtrinë e gazetarve nën armët e Rilindjes, që janë pozicionuar në territor; disa nën maskim, të mbuluar, gjysëm të mbuluar, të zbuluar, disa me njërin sy mbyllur e njërin vesh shurdh, disa me të dy sytë mbyllur e veshët pipëz.
Kungjat vishen bukur dhe me sqimë. Por kungji, kungj mbetet, sado të gjatë ta kenë llapën ose kollaren.
Këtu ka një problem; unë kam vënë re se kungjave u duhet drejtuar në vetë të parë numri numri njëjës, domethënë me “ti”, disi brutalisht dhe ashpër, pa pikë mëshire, sepse vetëm kështu e kuptojnë se ata janë një hiç i vogël në formë muti, madje jo mut i plotë, por gjysma e tij, edhe nëse veshin kostume, mbajnë syze ose mjekrra dhe dalin nëpër emisionet politike të mbrëmjes.
Të hyjmë në temë.
Ti Arthur Zheji ke penë të mirë. Shpesh të kam admiruar për tekstet që shkruan, ndoshta në ato momentet e sinqeritetit tënd kur hatërmbetja jote prej shokut të gjatë që të ka braktisë, shpërthen. Por emisionin tënd rrotullues e ke për ibret. Nuk e di se çfarë kompromisi të është dashtë me ba, por të ndërtosh një emision me Kryetarin e Opozitës, dhe përballë t’i vësh dy kungja si Denis Dyrnjaja dhe Ervis Iliazaj… ti qofsh! Kaq. Sepse ti e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bësh gazetari prej vërteti, nga ajo lloj gazetarie fisnike, ku të ftuarin e nderon, por edhe e vë para përgjegjësisë publike me argumenta serioz, fjalor të zgjedhur, teza të rënda.
Sepse kur flet Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, dhe të lutet jo një herë, jo dy herë, por 1001 herë brenda një emisioni që të mos e ndërprisni, por ta lejoni ta çoj argumentin deri në fund, dhe këtë e bën me shumë mirësjellje deri në vuajtje, ndërsa ti i ke sjellë përballë një kungj që të nxjerrë kungja si Denis Dyrnjaja?!
Çfarë mbetet?!
Apo Denis Dyrnjaja është ndonjë personalitet i lavdishëm i medias, që i ka vënë gjoksin halleve të shqiptarve, ndërsa i ndërpret paturpësisht për të njëqindtën herë Lulzim Bashën? Mos ndoshta kungji Denis Dyrnjaja është aty për interesa të tjera, thellësisht personale, dhe vjen me emisionin tënd me detyra të qarta? Cilin interes publik mund të mbrojë ky kungj? Cilat janë veprat madhështore të këtij gazetari rrace që ti i jep karrigen përballë Lulzim Bashës?!
Po pse more Arthur Zheji e shpërdoron kaq paturpësisht rrolin që ke në shoqëri?! Si ka mundësi që ti ke dy herë në javë një emision publik, në orën më të mirë të shikueshmërisë, dhe të dy herët dështon triumfalisht?
Kjo punë ka vetëm një shpjegim.
Ka shumë mundësi që për ty Arthur Zheji kjo që bën nuk është dështim. Domethënë, ti e bën emisionin, merr një rrogë të mirë, madje shumë të mirë. Mund të kesh edhe benefite të tjera që vijnë nëpërmjet kungjave si Denis Dyrnjaja që i fton në studio. Halleve u prekë majën, e gërvishë puçrrën e madhe vetëm sa të nxjerrë pak qelb. Kujdesesh që problemit të mos i shkohet asnjëherë deri në fund. Por mbi të gjitha një punë e bën perfekt. Opozitën e opozitës. Aty po, nuk bën kompromise.
Arthur Zheji,
Ka një problem serioz këtu; sepse problemi i shqiptarve nuk është opozita, por Edi Rama. Madje, po ta shikosh hollë hollë, është Edi Rama dhe Arthur Zheji me shokë problemi. E kam fjalën për shokët e tu, kolegët e tu, media televizive dhe media e shkruar. Që i keni zënë të gjitha pikat e komunikimit me shoqërinë, të gjitha ekranet televizive, dhe përsërisni të njëjtin refren të fëlliqur kundër opozitës shqiptare. Me të gjitha format, me të gjitha mjetet. Ekranet tuaja buçasin dhe brohorasin duke shumëfishuar transmetimet live të shokut tënd ERTV gjithë ditën e lume, ndërsa nxijnë kur flet opozita. Zakonisht, kur zëri i opozitës ju zë gafil dhe kungji Denis Dyrnjaja nuk ndodhet në studio, fusni reklamat.
Pastaj, kujt i thua?!
Si mendon, se ne nuk e kuptojmë se si funksionojnë qerret tuaja televizive?! Me lyerje King Athur, me lyerje.
Unë e di se opozita ka halle të mëdha. Halle sepse ka gjashtë vjet që lufton me Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, me Knut Fleckenstein dhe Johannes Hahn, me Saimir Tahirin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Roshin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Emiljano Shullazin, Taulant Ballën, Ilir Beqën, Fatmir Xhafën, Geron Xhafën, Ulsi Manjën.
Ka gjashtë vjet që lufton me Edi Ramën.
Por realisht, beteja e saj më e vuajtur dhe tragjike është me ty Arthur Zheji. Domethënë, me ty dhe kolegët e tu të ekraneve si Top Channel, Klan Tv, News 24 dhe Vizion Plus.
Pas emisionit ti dhe shokët e tu shkoni në shtëpi, të kënaqur dhe të shpërblyer për shërbimet e kryera, ndërsa opozita duhet të përballet prap të nesërmen me botën reale. Domethënë, me taksat që mblidhen dhe kthehen në PPP, me Reformën e Shkatërrimit të Drejtësisë, me drogën, krimin real, korrupsionin real, me mafian reale, madje edhe me shantazhet më të neveritshme, mbi të gjitha me perversin që kemi për Kryeministër.
Ti dhe kungji yt jeni në rregull. Askush nuk ju kërkon llogari.
Ndërkohë që Lulzim Basha duhet të shpëtoj Shqipërinë, ti i nxjerr përballë kungjin tënd. Kjo nuk është gazetari King Arthur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



