Ekziston një kategori njerëzish LOLO
Ekziston nje kategori njerezish në ketë vend që:
1-Nuk kanë vjedhur asnjë meter tokë nga ish pronaret. Por paguajnë cdo vit 50 milionë dollarë per demshperblimin e pronave.
2-Nuk kanë qenë as gjykates dhe as bllokmenë që kanë denuar ish të perndjekurit politikë. Por paguajnë cdo vit 20 milionë dollarë per demshperblimin e të perndjekurve.
3-Nuk kanë zaptuar asnjë meter tokë publike apo private. Por paguajnë sa herë që duhet të zhdemtohet dikush qe ka zene toke publike apo private.
Nderkohë ekzistojnë dhe ca kategori te tjera njerezish që:
1-Ata që grabiten token e pronareve dhe nuk kanë paguar asnjë lek.
2- Ata që zunë tokë publike. Kete toke ata e shiten tek të tjeret ose ndertuan vet dhe në asnje rast nuk paguan asnjë lek.
3-Ata që denuan dhe vranë per qellime politike por nuk benë asnjë ditë burg dhe as paguan ndonje lek.
Ja ky eshte sistemi që eshte ngritur ne Shqiperi. Ne gjithë boten ndeshkohen ata që shkelin ligjin, ketu paguajne njerezit që nuk kanë asnjë faj. Dhe nuk eshte vetem faji i qeverive ky. Sigurisht ato kane pjesen kryesore te fajit, por pjesa me e dhimbshme eshte se nuk jane vetem ato fajtoret. Kjo eshte dhe pasojë e mentalitetit.
Ah se harrova dhe kete. Kjo pjesa, që as ka vjedhur as ka vrarë, por vetem paguan pergjithesisht konsiderohet nga shoqeria e gjere si njerezit më lolo. Sepse ketu duhet të vjedhes pse të zaptosh per të qenë i shkathet dhe i pranueshem në shoqeri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



