Znj Manastirliu, mjaft i keqtrajtuat mjekët e rinj, ata meritojnë dinjitet!
Taulant Muka
Znj Manastirliu:
-Specializantët paguajnë tarifën për specializimin (1.2 milion lekë të vjetra), kur në botë specializantët paguhen dhe jo paguajnë! Tek ne një pjesë e specializantëve nuk paguhen dhe punojnë në call center apo kompani farmaceutike për të përballuar jetën. Ndërsa ju bëni reklamë/propagandë në facebook me taksat tona? Kë kart bankare përdorni për reklamat në facebook?!
-Specializantët bëjnë turne nate, nuk ju lejohet të hanë falas në menzë, ndërsa pagesa për turnin e natës i shkon mjekut në shërbim/shefit të shërbimit ndërkohë që ai/ajo mjek/e ndodhet në shtëpi ose në klinikën e vetë private!
-Specializantët shumë pak promovohen nga shefat e shërbimit apo ju jepet mundësia të bëjnë praktikat klinike. A e dini ju që ka specializant në disa specialitete të kirurgjisë që i fusin në sallë vetëm për të parë, dhe ata dalin kirurg?! Ndërsa ju bëni propagandë me ta për të mbuluar largimin e mjekëve duke i mashtruar?! Shikoni rastin e fundit që keni nxjerrë në facebook, një i ri që nuk e ka mbaruar specializimin ende, dhe e quani neurokirurg. Një i ri që ka bërë 2 javë vizitë në një spital në Londër, dhe e konsideroni të kthyer nga Anglia!
Mjaft i keqtrajtuat mjekët e rinj, ata meritojnë dinjitet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



