E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do arratiseshin ish-shefat e policisë po të ishte Saimiri në burg? – Nga Ergys Mërtiri
Sot

A do arratiseshin ish-shefat e policisë po të ishte Saimiri në burg? – Nga Ergys Mërtiri

Vendimi i parlamentit për moslejimin e arrestimit të ish-ministrit Tahiri ka qenë sabotimi më i madh që i është bërë hetimit të çështjes së tij. Tahiri duhej mbajtur në izolim, për shkak se lënia e tij e lirë përbën një kërcënim për prishjen e provave dhe kjo po vërtetohet tashmë.

Tashmë, është bërë e qartë se, as Tahiri, e as njerëzit e tij, nuk po qendrojnë duarlidhur. Nëse Tahiri do të ishte sot i izoluar, njerëzit e tij do ta kishin më të vështirë të koordinohen për të reaguar e për të marrë masat për ti shpëtuar dënimit. Nëse Tahiri nuk do të ishte i lirë, me shumë siguri, të tre oficerët policisë, tashmë në kërkim, do të ishin prapa hekurave.

Vetë largimi misterioz i Tahirit jashtë shtetit, me pretendimin për t’iu gjendur pranë babait të sëmurë që kurohej në Gjermani, në një kohë kur sistemi TIMS tregon që i ati i tij ka qenë në Shqipëri gjatë kësaj kohe, ngjall dyshime serioze se ish-ministri po punon fort për të penguar hetimet. Tahiri dhe të tijët, duken sot një hap para veprimeve të prokurorisë, ndërsa strukturat e policisë vazhdojnë të punojnë për të, duke dekonspiruar gjithçka.
Vendimi i Ramës për të rrëzuar prokurorinë në kërkesën e saj për të arrestuar Tahirin ka qenë goditja më e rëndë që i është bërë hetimit. Pretendimi i grupit parlamentar të PS-së se nuk ka prova për arrestimin e tij, ka qenë një nga istrumentet retorikë për pengimin e prokurorisë.

Në fakt, arrestimi i një të dyshuari nuk bëhet pasi provohet krimi, por kur ka prova të mjaftueshme për hetim dhe kur prokuroria dyshon se hetimi në gjendje të lirë mund të sjellë: 1. Largimin e të dyshuarit për t’i shpëtuar dënimit, 2. Kryerjen e një vepre tjetër penale gjatë kohës së hetimit dhe 3. Mundësi për të prishur provat. Pikërisht, pika e tretë ishte një arsye mëse e drejtë për të legjitimuar arrestimin. Moslejimi i kësaj nga Kuvendi, po i shërben të dyshuarit të pengojë çdo gjë që mund të çojë në dënimin e tij.

Me këtë vendim, Rama e mbrojti dhe po e mbron me thonj Tahirin, megjithë kostot e mëdha që i sjell kjo gjë. Kjo provon se Rama është totalisht i përfshirë në gjithçka, përderi sa nuk po e shet “drurin e shtrembërt” në stivën e tij. Fakti që po pranon një kosto të tillë, tregon se hesapi ia nxjerr se, shitja e tij ka një kosto shumë herë më të madhe sesa mbrotja publike që i bën, duke përlyer vetveten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.