E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ta japë dorëheqjen NURIHANI si Rrahmani?
Sot

A do ta japë dorëheqjen NURIHANI si Rrahmani?

Naim Noka

Edi Rama ka rastin të pastrojë të paktën ndërgjegjen e tij në raport me viktimën e ndjerë që u shua nga grushtat e djalit sekser të Nurihanit të drejtësisë. Një sms e kryeministrit dhe Nurihani të japë dorëheqjen ashtu siç i dha urdhër Rrahman Rrajës pas dhunës shtazarke të djalit, vellezërve dhe fisit të deputetit ndaj dy qytetarëve. Do thoni ju po çfarë lidhje ka Nurihani i drejtësisë me kreyministrin?! Po dha urdhër komandanti, urdhëri zbatohet pastaj ndoshta mund të diskutohet! Për të kuptuar lidhjen nuk duhet as të kujtojmë zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK dhe votën kundra sipas bindjes të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti (Meta).

Rrahman Rraja, e la mandatin dhe pse nuk kishte goditur me shkop vetë personalisht por të gjithë e dinin se nga Rramani deputet dhe mik i Ramës buronte fuqia e harbutërisë së fisit të tij.

Pushteti politik i Rrahmanit nuk dihet akoma në ka fuqi akoma sepse do të presim zgjedhjet e radhës për të verifikuar sa vota do të mbledhin Rrajat në hambarin e partisë që i shndërroi familjarët dhe fisin e tij në gango të zonës së Fushë Krujës.

Për sytë e opinionit publik dorëheqja e imponuar Rrahmanit vendosi një standart që në keto vite ka munguar.

Kur ne flasim për dorëheqje të Rramanit pse të mos e japë dhe një zyrtare e lartë në sistemit të drejtësisë dorēheqjen?

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti (Meta) goditi për vdekje në Vlorë inxhinjerin Armando Meshau. Rei përveç sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave pra një nëpunës shteti, sekser shteti, u zgjidhte hallet biznesmenëve mes Vlorës dhe Tiranës

Babai i djalit, njëkohësisht burri i anëtares së KLP, është Hazis Meta,me profesion oficer kufiri, Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, teksa nga 1 janari 2020 deri tani mban postin e Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Nurihani e KLP-së, njëlloj si Rrahmani nuk ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë ligjore në vdekjen e 51-vjeçari.

Po Nurihani nuk paska pak përgjegjësi “morale”, për Rein ? Pa Nurihanin as Azisi nuk do shkonte në Kadastër, as Sentiliana nuk do të bëhej Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës . Pa fuqinë e Nurihanit lart në Tiranë, nuk ja vërshëllente njeri në institucionet Reit për të bërë “sekserin” dhe për të përfituar para dhe prona.

Anetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti) ka të paktën një përgjegjësi morale, si nënë dhe për të barazuar standartin e Drejtësisë së Re , sa standarti i Rraman Rrajës sepse në fund djali i Nurihanit u pa live të masakronte për vdekje një njeri. Ndaj është në nderin e zotit kryeministër që të ‘urdhërojë‘ me sms dorëheqjen e Nurihanit sepse nuk është e vështirë të gjejmë ‘nurihanëre” për drejtësinë, i kemi me shumicë duke pritur në radhë. Ndaj dhe uroj që zonja e drejtësisë të paktën të jetë qytetare si Rraman Rraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.