E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ta mbrojë Rama edhe Artan Lamen?
Politikë

A do ta mbrojë Rama edhe Artan Lamen?

Për motivin e shkarkimit të Artan Lames si Drejtor i Kadastrës në mars 2023, Edi Rama nuk dha asnjë sqarim publik, duke e lënë në heshtje sikur ishte shkarkuar ndonjë roje shkolle.

Por e vërteta është kjo: drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për shkak të detyrës e njoftoi kryeministrin Edi Rama, se nga hetimet për krimet në regjistrat kadastrave Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Sarandë e Shkodër, rezultoi se Artan Lame është organizatori dhe urdhëruesi i shumë prej këtyre krimeve.

Më 3 tetor 2023  SPAK nisi  hetimi ndaj Artan Lames dhe 30 vartësve të tij drejtues e ish-drejtues kadastre në Vlorë, Sarandë e Durrës, filloi më 20 qershor 2022 nga prokuroritë lokale, por u ndërprere më 24 gusht 2022, siç duket me lobim nga hajdutët e pronave.

Në muajin nëntor 2022, hetimin për Artan Lamen e rifilloi SPAK, mbështetur në 11 kallëzime penale, urdhëra me mesazhe telefonike e shkresore të tij, si dhe shumë denoncimeve nga qytetarë e deklarime të drejtuesve të arrestuar të kadastrës në zona.

Që Artan Lame të mos arrestohej në detyrë, kryeministri Edi Rama e shkarkoi dhe nuk i ka dhënë asnjë post tjetër, mbasi e di që ka bërë aq shumë krime në regjistrat e legalizimeve dhe hipotekës, sa  nuk mund të shpëtojë nga prangat.

Dy javë pas shkarkimit të Artan Lames, ndoshta ishte koincidencë, kreu i SPAK, Altin Dumani doli para mediave, dhe pyetjes nëse Artan Lame ishte apo jo nën hetim, ai iu përgjigj; – Shumë shpejt do ketë zhvillime të reja, me emra të tjerë që do çohen para drejtësisë, përfshirë të gjithë personat për të cilët keni pyetur.

Disa nga provat e krimeve në kadastër, që Artan Lamen e ngarkojnë me përgjegjësi penale si urdhërdhënës e bashkëpunëtor me vartësit e tij, janë këto:

– Janë zhdukur 1130 regjistra kadastre në Tiranë, Durrës e Vlorë, ndërsa 1810 regjistra janë me falsifikime në genplane, planimetri, harta, legalizime, emra pronarësh, objektesh e sipërfaqesh.

– Megjithëse u ndalua me ligj, legalizimi i ndërtimeve të bëra pas datës 1 janar 2015, drejtori Artan Lame miratoi lejet dhe hipotekimin për 17 mijë ndërtime; madje dhe kioska e banesa 1 katëshe, të deklaruara hotele, pallate, kulla e objekte biznesi me prona shteti.

Por në një raportim për bilancin e vitit 2023, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, përmendi emra zyrtarësh që nuk u pyet nga gazetarët, për të cilët, tha se së shpejti do përballen me drejtësinë.

Por nuk pëmendi ish-Drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, megjithëse prej 1 viti është në hetim dhe prej 3 muajsh i proceduar penalisht, për batërinë në regjistrat e kthimit të pomave, të legalizimeve e hipotekës.

Fakti që procedimi penal për Artan Lamen është bllokuar e nuk po zbatohet për t’u marrë “i pandehur”, ndërsa Babloku ia lëshoi SPAK-ut Ilir Beqjen; krijon përshypjen se përbindëshi i kadastrës është më i fuqishëm si përbindëshi i shëndetësisë… dhe kuptohet se përse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.