A DUHET VARUR “MIHALI” NË LUNGOMARE?
Këto dy ditë ka pasur një stuhi në media dhe cunam në rrjetet sociale. Ndryshe nga uraganet amerikane që i kanë emrat në gjininë femërore, ky cunami ynë e ka emrin Mihal, në gjininë mashkullore. Mihali u bë personazhi kryesor i këtyre dy ditëve. Atij iu veshën “meme” dhe i krijuan bejte dhe këngë. Shkrime, analiza dhe kronika të pafundme, mirë që janë pushim emisionet televizive se do bëheshin pa fund të tilla. Do ftoheshin “analista”, ekonomistë, qeveritarë, deputetë, kryetarë të bashkive ku do shpreheshin për rrezikun “Mihal”. Dikush nga emisionet do bënte edhe lidhje direkte nga restoranti i tij, ku do ftoheshin bashkëfshatarë që do flisnin për Mihalin nga fëmijëria e tij e hershme. Aq shumë e trajtuan “Mihalin”, sa shumë shpejt do jetë shprehje në jetën e përditshme. Për herë të parë pashë “të bashkuar” rreth Mihalit të majtë edhe të djathtë, aq sa besova se “Mihali” na duhej për të zgjidhur problemet tona dhe ai ishte shkaktar i gjithçkaje të b…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



