A e mendoni se sa e kotë do ishte jeta pa komedianin Lali Eri…?!
Sot Lali Eri na përballi me një tjetër shfaqje groteske të tijën. Nga ato shfaqje që edhe komedianët më të mëdhenj botërorë do ta kishin zili për aftësinë që ka kryebashkiaku i Tiranës për të ndërtuar një mizanskenë në mes të mullarëve të barit ku vendin e lopëve në mes të stoqeve të kashtës e zënë fermerët që tundin kokën për çdo gjë që thotë kryelopçari I tyre. Është sigurisht për të qeshur dhe për të qarë se ku ka arritur tallja me njerëzit hallexhinj në këtë vend. Sigurisht që kush e pa këtë shfaqje live sot do jetë pataksur se si Lali Eri për tu shpjeguar fermerëve skemën e re të subvencionimit në bujqësi, i mori dhe i futi bashkë me veten në një haur lopësh me qëllimin që fshatarët ta ndjenin më mirë skemën lehtësuese. Por sa e lehtë ka qenë për ata fermerë të qëndronin në mes të kashtës për afro dy orë, vetëm ata mund ta përshkruajnë atë ndjesi, pasi për Lalin Eri mullari është gjëja më e paktë që mund të bëjë për I çik vëmëndje.
Sigurisht është për të ardhur keq për ata fermerë, të cilët me siguri nga halli pranojnë të bëjnë lopën apo delen e kryetarit të Bashkisë dhe të trajtohen si gjedhë, apo baritorë që në vend të trurit kanë kashtë.
Gjithsesi punë e tyre, ajo që dëshiroj të nënvizoj është Lali Eri dhe modeli i tij i të bërit PIAR me mullar.
Lali Eri që hap gropa dhe mbjell pemë. 
Lali Eri hidraulik që rregullon brava cerdhesh.
Lali Eri bojaxhi që lyen mure kopshtesh.
Lali Eri që i jep qumësht me biberon një qengji.
Lali Eri që mëson fshatarin si të mos abuzojnë me kandarin.
Lali Eri që bën institutin e Gjeoshkencave dhe kujdeset të na tregojë që kur duhet të dalim dhe kur jo nga shtëpia.
Lali Eri që tund në krah me një fëmijë rom
Lali Eri i gjithëditshmi, i kudondodhuri, i dashuri
A e mendoni se sa e kotë do ishte jeta pa Lali Erin…
“Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. Ndaj mos u çudisni nëse një ditë t’ju japin një pasqyrë dhe aty të shikoni te vetvetja brirët e një lope, shpirtin e një deleje dhe tju thonë dukeni shumë bukur ndërsa ju tërheqin pas kapistallit të një gomari.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



