Kryetari i Partisë Demokratike ka shtuar eskortën e tij të shoqërimit. Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme nisur ndoshta nga frika e pasigurisë gjatë levizjeve apo takimeve.
Kreu demokrat Lulzim Basha, prej shumë kohësh lëvizte vetëm me një mjet, një Mercedez, pa mjet tjetër shoqërimi . pas mesazheve Pas mesazheve kërcënuese nga Emiljano Shullazit, ju shtua eskorta shumë muaj më parë, por sërisht kohët e fundit ai qarkullonte vetëm me veturën e tij.
Por që nga dita e djeshme Lulzim Basha ka edhe dy mjete të tjera shoqërimi. Ato janë parë sot kur Basha është afruar dhe më pas larguar nga çadra. Kreu i PD nuk ka qenë vetëm me mjetin e tij Benz, por edhe i shoqëruar nga dy mjete të tjera, një Range Rover dhe një BMW x5 të dyja ngjyrë të zezë.
Nga një shoqërues që ai ka pasur më parë gjatë levizjeve të tij, sot Basha shoqërohej nga të paktën 6 shoqëruesa dhe tre shoferë.
Nuk dihet nëse Lulzim Basha ka marrë mesazhe kërcënuesë kohët e fundit, por ende nuk ka informacion zyrtar pse kreu demokrat ka shtuar truprojat dhe espkortën e shoqërimit.


