E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është Petrit Fusha, “peshku i madh” 1 milionë dollarë i Vettingut
Uncategorized

A është Petrit Fusha, “peshku i madh” 1 milionë dollarë i Vettingut

Prej pesë vitesh ai është drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, institucioni kryesor për nga volumi i hetimeve në Shqipëri.

Petrit Fusha ka po aq kohë në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, sa Adreatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Pesë vite ka Llalla, po aq dhe Fusha. Katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendës-drejtues.

Petrit Fusha pritet të kalojë në sitën e vetingut, skanerit të plotë të pasurisë së tij, çështjeve që ka trajtuar si dhe vendimeve që ka kërkuar.

Duke i bërë një skaner pasurisë së tij me ato që janë raportuar në media kryesisht, ai rezulton që vetëm nga të ardhurat e qerasë së një hoteli të ketë fituar rreth 4500 mijë euro. Hotel-restorant që e ka ndërtuar me lekët e babait dhe të motrës.

Vlera totale e pasurisë mund të shkojë në 1 milionë dollarë, ndoshta dhe më tepër. Shqipëria është vendi i çudirave, vështirë se gjen biznesmen me 1 milionë dollarë, por prokurorët i gjen kollaj, megjithëse rroga në shumë vite të tyre kanë qenë simbolike, duke justifikuar “dhurata”, borxhe dhe kredi, shumë prej prokurorëve rezultojnë milioner, apo dhe rasti i Fushës miliarder. Vetingu do ketë një sprovë të madhe përpara me skanerin që do ti bëjë Petrit Fushës për të tregues se sa i vlefshëm dhe i besueshëm do të jetë si institucion.

Në rast të një hetimi të plotë Petrit Fusha mund të jetë një nga peshqit e mëdhenj, në të kundërt do të na duhet të besojmë se lali Eri dhe Edi Rama do ti kthejnë haraçin Petrit Fushës. Njeriu që ka pasur një dosje me skandale pafund dhe hyn tek prokurorët që drekonte me ata që heton dhe më pas u mbyllte dosjet.

Për Petrit Fushën mund të ketë shumë për të akuzuar dhe shkruar, por tashmë përtej fjalëve ai do të jetë sprova e madhe e vetingut, peshku i madh me 1 milion dollarëve pasuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.