E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është Prekuroria e politizuar?
Sot

A është Prekuroria e politizuar?

Sigurisht. Po besojmë çdo ditë e më shumë se ngjarjet kryesore që po ndodhin sot në vend, të cilat po i japin trajtë rrugës drejt të cilës po ecim, po ndodhin sepse dikush apo disa i kanë planifikuar të ndodhin në atë menyrë. P.sh ka më shumë se 1 muaj që nga Trupi Diplomatik.

U tha se në Janar do të fillojnë të kapen peshqit e mëdhej. Dhe shihet që drejt kësaj po shkohet. Me vitin e Ri shqiptarët do të njihen me:
-Prekurorin Ri,
-Burgun e Ri( Shkodër),
– dhe Peshqit e Rinj.

Ka precedentë ky parashikim?
Në amerikë, vitin 1991, Presidenti i posazgjedhur Bill Klinton, emëroi mikun e tij të ngushtë dhe shokun me të cilin luante golf Uebster Habell, si zevendesprokuror të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë
(në Amerikë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i mban Ministri i Drejtësisë)
Në një autobigrafi që ka botuar kohët e fundit me titull Miq në Pozita të Larta, Habelli shkruante se Klinton i kishte thënë atij : ” Ueb…nëse ja dal tët emëroj në krye të drejtësisë, dua të më gjesh përgjigjet lidhur me dy çështje: E para kush e vrau Xhon Kenedin? Dhe e dyta a ka jashtëtokësor? Ai e kishte megjithëmënd- thotë Habelli…

Nisur sa më sipër, dhe paçka se çdo krahasim çalon, mund të hamëndsojmë se dhe Prokurori shqiptar i Përkohshëm apo i Përheshëm do të ketë dy tre çështje “porosi”. Këtu nuk ka çështje Kenedi apo Jashtëtoksor, por ka çështje si p.sh
“Transferimi i Prokurorëve” – thotë z. Basha,
“Çështja e ÇEZ” – them unë. Doni dhe një të tretë që e thotë Taulanti? Po themi edhe “Afera e Konçesionit të Skanimit”. Pra deri këtu jemi në rrjedhën llogjike të ngjarjeve. Pritet vetëm emri i Prokurorit. Tek Ne nuk ka traditë loja e Golfit. Por kemi në traditë basketbollin.
Le të presim. Prekurori do të gatuhet në Kuvend. Kujdes! Prekurori, jo Prokurori.
Suksese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.