E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A janë  larguar nga Shqipëria Meta dhe Kryemadhi?
Uncategorized

A janë larguar nga Shqipëria Meta dhe Kryemadhi?

Pas masës ndaj Arben Ahmetajt ka pasur zëra se emrat e radhës në listën e SPAK ishin Jamarbër Malltezi dhe Ilir Meta. Malltezi ndodhet në qeli, ndërsa ka pasur paralajmërime se SPAK ka kopsitur letrat ndaj Metës si për aferën CEZ-DIA, ashtu dhe për atë të lobimeve në SHBA.

Ilir Meta dyshohet se është arratisur jashtë vendit. Të dielën ai bëri një status të shkurtër në rrjetet sociale në mbështetje të Sali Berishës, por që nga ajo ditë si Meta ashtu dhe Kryemadhi nuk kanë dalë në media dhe po ashtu janë shkëputur në rrjetet sociale.

 Berisha ishte në emisionin “Opinion” dhe u pyet nga gazetari Fevziu nëse ka pasur kontakte me Metën. Ai u shpreh se nuk ka komunikuar fare më të gjatë ditëve të fundit. Por Fevziu ka plasur bombën, duke thënë se ka zëra se Meta ka ikur jashtë vendit.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me të prej disa ditësh. S’më ka lidhur puna me të”, tha Berisha. Ndërsa gazetari Fevziu vijoi: “Ka një lajm se nuk ndodhet në Shqipëri”. Por Berisha tha: “Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej”.

Eksperti Ervin Karamuço,  paralajmëroi se janë dy politikanë që po mendojnë të marrin azil jashtë vendit. Ai nuk përmendi emra, por tha se dosjet për ta janë kopsitur dhe punë ditësh SPAK do kërkojë masë arresti.

“Po flitet që 2 politikanë shumë shpejt do të vihen në masë arresti. Ka ndryshuar dhe taktika e SPAK-ut që po sheh mënyrat që mos u arratisen të tjerët.

Ka një taktikë, se ka një informacion që njëri do iki në Hungari, t`i bashkohet Gruevskit dhe tjetri në Antigua-Barbuda. Ne i kishim dhe infot që do arrestohej dhëndri i Berishës, që të premten paradite.

Ke dy politikanë që po mundohen të largohen dhe të strehohen në këto dy vende. Pse në Hungari? Sepse ka pasur raste të tjera. Pse në Antigua e Barbuda? Sepse nuk ka vizë, me 100 mijë dollarë mund të paguash fondin e zhvillimit aty dhe merr pasaportë për 6 muaj dhe mbi 200 mijë dollarë investim, ty nuk të prek më njeri. Uka hipur frika të gjithëve nuk po i zë më gjumi natën, dhe kjo është diçka shumë pozitive”, tha Karamuço.

Analisti Baton Haxhiu beson se Sali Berisha nuk do të hetohej nëse do të ishte larguar nga politika. Haxhiu thotë se ish-kryeministri Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, por nuk e ka pranuar.

Baton Haxhiu: Ekzistojnë 2 modele për largimin e politikanëve, i pari është me votë. Ka politikanë si Berisha që nuk e kuptojnë këtë për arsye se e ka kodin e politikanit që nuk kupton kur është mjaft. Besoj se Sali Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar.

Blendi Fevziu: Nga kush e ka pasur ofertën?

Baton Haxhiu: Nga ata që e kanë ngritur SPAK-un dhe e kanë shpallur “non grata”. Kur dikush nuk e kupton kur është mjaft…

Armand Shkullaku: Po të ishte larguar nuk do të hetohej?

Baton Haxhiu: Unë besoj që nuk do të hetohej Berisha.

Armand Shkullaku: Këtë po them dhe unë, që po përdoret për të goditur politikisht.

Baton Haxhiu: Ai nuk do ishte ndjekur sepse kemi kaluar përmes një sistemi korruptiv dhe kur vendoset vija e kuqe, i amnistojnë dhe i falin të gjitha gabimet. Sot Malltezi dhe kushdo nga familja prej Berishës e merr ndëshkimin për shkak të krenarisë së tij të malësorit dhe është keq që ai nuk është larguar. Njeriu që e vendos në piedestal të politikës dhe e mban aty Ramën, është Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.