E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IRONIA e ish-ministrit : “Demokracinë ia dorëzojnë Sudes dhe i thurin lavde Dan Hutrës“
Sot

IRONIA e ish-ministrit : “Demokracinë ia dorëzojnë Sudes dhe i thurin lavde Dan Hutrës“

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar ambasadoren Yuri Kim. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se shteti grek për aksidentin tragjik u ngrit në protesta dhe askush nuk hapi gojën për ta gjykuar ndërsa në Shqipëri demokracia i është dorëzuar ambasadores.

“A ka ende ndonjë shqiptar që ka gojë të shajë grekët?

Me një fërshëllimë u mblodhën dje dhe e dogjën sheshin. Flakë fare e bënë.

Shprehën indinjatë ndaj qeverisë së tyre, pa asnjë kompleks.

Si nuk dëgjojmë një ambasadë të huaj atje të bëjë gëk. As homologu i Sudes nuk ndjehet atje. Ta provojë po të dojë se i këndohet kulifruthi.

Pu pu pu, çdo ti kishin bërë Sudes po të guxonte të bënte këto që bën këtu…

Edhe për atë skenën e çajit do ta kishin masakruar, le pastaj ta lejonin të bënte presion gjykatës për të mos lejuar një parti të regjistrohet në zgjedhje..!

Me thënë të drejtën i dua shumë grekët.

Janë model unik demokracie.

Ndërkohë shqipot demokracinë ja dorëzojnë Sudes së radhës dhe i thurin lavde Dan Hutrës…”, shkruan Manjani.

Ndërkohë shqipot demokracinë ja dorëzojnë Sudes së radhës dhe i thurin lavde Dan Hutrës…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.