A ka një komplot kundër Metës në Shqipëri dhe në qofte se ka kush po ia ben dhe perse?
A ka një komplot kundër Metës ne Shqiperi dhe ne qofte se ka kush po ia ben dhe perse? Ndoshta per kete duhet nje analize e vecante e gjate.
Ilir Meta është lojtar i vjeter dhe ortak i rende per PS dhe per PD. Ai e lodhi Berishen kur i mori gjysmen e pushtetit ne mandatin e dyte vetem me kater deputete, ndersa Ramen nuk e la te marre fryme sepse ai është i babezitur vete dhe i dhimbte shpirti sepse Meta po ia cenonte edhe timonin edhe tepsinë. Kulisat thone se ka nje pakt te fshehte PD-PS per ta zhdukur LSI. Pra ilir Meten sepse ajo parti nuk ka asnje kuptim pa Ilirin. Njeherë e shpetoi Berishen, njeherë Ramen. Ne Mars te 2013 kam takuar Ramen dhe me ka thene Saliu është shume i forte dhe nuk e hedh dot pa Ilirin. Me 1 Prill u bashkua me Ilirin dhe erdhi ne pushtet. Iliri sot po luan fort jo sepse e ndjen veten me te paster se Rama por sepse e ka te qarte se ata qe e sulmojne jane gjithashtu gjer ne fyt ne llum. PD dhe PS nuk duan ortake te tjere ne llokmen e pushtetit por duket qarte qe skraparliu i stervitur mire ne Tiranen e Ramiz Alise nuk është kocke e lehte per ta. Si do te shkoje?! Kete askush nuk e di sepse keta te gjithe jane bere aktore profesioniste dhe mjeshtra. Ia turbullojne kokat njerezve dhe ne fund thone si Ndrek Luca tek Duel i Heshtur: Po kjo ishte lojaa more çuna”. Perceptimi im është ky per profilin e tyre. Syte e Rames jane te mbushura me pabesi. Syte e Metes jane te mbushura me hakmarrje. Syte e Berishes jane te mbushura me kujdes e dinakeri, ndersa per syte e Lulit nuk e di çfare kane sepse nuk e njoh as e kam takuar kurre. Nga tv nuk percjell asgje! Perfundimisht ne qofte se nendheu i Shqiperise është shtatzane me korente dhe perplasje gjeopolitike te medha, kjo loje do te haje koka te medha, dhe ne qofte se është vetem nje konflikt per pushtet do te na thone ne vjeshte, pasi te thekin mullaqet ne plazh: Kjo ishte loja!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



