A ka qenë pjesë e marrëveshjes Rama & Basha , dorëzimi i mandateve dhe krijimi i një opozite të re, duke përjashtuar PD -në nga jeta politike?

Duket konspirative? Ok! Le ta shohim pak shtruar. Nëse PD sot është jashtë Kuvendit parti të tjera po lindin nga “stoli”. Ose po formohen me “stolin” e listës Basha ose po fuqizohen duke pajtuar një syresh.
Po përqëndrohem këtu.
Në zgjedhjet e vitit 2009 Partia Demokratike paraqiti një listë me 140 kandidtatë
Në vitin 2013 Partia Demokratike paraqiti një listë me 123 kandidatë
A e di se sa kandidatë kishte lista Basha për zgjedhjet e 2017?
PLOT 194 !!!
Ç’I DUHESHIN BASHËS 194 VETË NË NJË LISTË PËR NJË PARLAMENT PREJ 140 VENDESH?
Edhe sikur të fitonte 100% të vendeve në parlament, Bashës nuk kishin ç’i duheshin 194 emra!
Pra, pse për herë të parë, edhe kur nuk frynte ndonjë erë fitoreje, Lulzim Basha dorëzoi një listë me 194 emra në KQZ?
Si ka mundësi që , edhe pasi u tërhoqën deputetët demokratë dhe një pjesë e kandidatëve të listës, ka plot syresh që dalin e teprojnë për listat e opozitës së re?
Këto janë thjesht pyetje, pa ndonjë informacion. Por shumë statistika e “koinçidenca ” na kombinohen në politikën e sotme dhe në sjelljen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Këtu poshtë ke statistikat me nr e kandidatëve të PD për çdo qark për zgjedhjet parlamentare 2009, 2013, 2017
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



