A NA DREJTON SIGURIMI I SHTETIT?!

Nuk është tashmë një teori konspirative.Tre dekada pune e sakrificash mbinjerzore të shqiptarve për progres e jetë normale si të gjithë qytetarë e tjerë të Europës,do të ishin më se të mjaftueshme që Shqipëria të ishte më në fund një vend normal,me mirëqenie për qytetarët e saj.
Një vend ku të mos ekzistonte tregu i shitblerjes së votës,puna e zezë e monopolet e mafies politike të cilët kanë gllabëruar e tjetërsuar pasurinë kombëtare duke marrë peng vetë të ardhmen tonë.
Sigurimi i shtetit nga makineri vrasëse dhe vegël e bindur e PPSH-së,pas vitit 90-të është shndërruar në një kupolë të pushtetit politik dhe atij ekonomik,ka uzurpuar.
Diplomacinë,Drejtësinë,Arsimin,Shëndetësinë,Gjykatën e lartë dhe atë Kushtetuese,KQZ-në dhe institucionet ligjvënëse.Ky realitet i hidhur e ka paralizuar krejtësisht jetën tonë publike dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë.Sot,nuk mund të jesh biznesmen i suksesshëm,Gjygjtar,Prokuror apo anëtar i Akademisë së Shkencave,Rektor apo drejtues bordi i një forumi shkencor pa përkrahjen dhe bekimin e kupolës së sigurimit të shtetit e cila është qeveria hije e Shqipërisë!
Loja e sofistikuar e sigurimit të shtetit e ka futur politikën në një rreth vicioz dhe e ka kthyer shoqërinë civile në një shërbëtore të tij.Vetingu është veçëse një sajesë apo një valvul shkarkimi për të hequr qafe ca indivitë që e kanë “bezdisur” publikun e më tepër padronët e tyre.
Ne po qeverisemi realisht nga sigurimi i shtetit.Ky eksperiment i hidhur që po bëhet në kurriz të shqiptarve,është akti i fundit i një drame e cila po luhet prej tre dekadash në teatrin e politikës.Sa më shpejt ta kuptojmë,aq më afër do të jetë loja dhe fundi i pushtetit të tyre! Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



