E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A nuk ke frikë?!
Sot

A nuk ke frikë?!

Kështu fillon çdo mesazh që troket në “messenger” dhe bën atë tingullin tipik që është i njëjtë për të gjithë. Nuk mund ta zgjedhësh atë tingull. Askush nuk të ka pyetur kur e ka krijuar në të pëlqen ose jo. Ka qenë një zgjedhje arbitrare ashtu si qe ardhja jote në këtë botë. Askush nuk të pyeti në doje të vije ose jo. Thjesht u gjende në këtë planet, u rrite dhe ditë pas dite përpiqesh t’ia gjesh kuptimin gjithë kësaj historie.

A kam frikë?!
Po, kam frikë. Kam frikë nga frika juaj. Kam frikë nga kjo pyetje që bëhet aq shpesh sa duket si diçka krejt normale ose e thënë ndryshe si përkujdesje . Njësoj sikur ta pyesësh dikë: A ke uri?! A ke etje?!

Ndërkohë që ne ushqehemi me frikën e njëri-tjetrit, qyteti ku jetojmë, zhbëhet çdo ditë e më shumë dhe ne marrim frymë gjithmonë e më pak.
Duhet të ushqehemi me forcën e njëri-tjetrit dhe jo me frikën e njëri-tjetrit

Post Scriptum- Liri nuk do të thotë të qëndrosh majë një peme. Liria nuk është as fluturimi i një mize të madhe.Liria nuk është as një hapësirë boshe. Liria është pjesëmarrje.
Giorgio Gaber

Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.