E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po përgatitet në Shqipëri një përplasje e madhe?!
Sot

A po përgatitet në Shqipëri një përplasje e madhe?!

Me një opozitë jashtë zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pa një konkurent real për bashkitë e vendit, Edi Rama duket se ka filluar të bëjë llogaritë e situatës potencialisht kaotike post-zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së, Edi Rama i ka lënë porosi të vetëve që të jenë të kujdesshëm gjatë zgjedhjeve, për të mos i lënë vend opozitës të ankimojë procesin në një moment të dytë.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se Rama ka porositur të mos bëhet asnjë ndërhyrje në proces, si shtimi fiktiv i votuesve apo manipulimet me listat. Ai ka kërkuar që në komisione të vendosen kryesisht njerëz që e njohin ligjin dhe dokumentacionin e procesit. Përpos kësaj, kryeministri ka kërkuar ‘grupe të gatshme’ njerëzish jashtë çdo qendre votimi për të evituar çdo pengim të mundshëm të procesit zgjedhor, duke dokumentuar me pamje incidentet e mundshme.

“Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet.”– mësohet të jetë shprehur mes të tjerash Rama.

Palët janë barrikaduar në pozicione diametrialisht të kundërta përballë njëra-tjetrës për çështjen e zgjedhjeve. Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka bërë fakt të kryer se nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Deklaratat nga selia blu dhe aleatët e saj janë edhe më radikale. Ata nuk do të lejojnë që të mbahen zgjedhje ‘fasadë’ në fund të muajit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Edi Rama, në dukje është i palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve, edhe pse ka lënë të hapur mundësinë për dialog me opozitën. Kryeministri madje edhe e ka sfiduar opozitën vetë, apo edhe nëpërmjet vartësve të tij, se nëse pengojnë procesin e votimit, do të përballen ashpër me ligjin. /Lapsi.al

Por….

A po pergatitet ne Shqiperi nje perplasje e madhe, apo te dyja palet jane duke bllofuar dhe po bejne sikur po luftojne, per te mbajtur “ngrehur” kampet respektive dhe per te karikuar militantet?! Kjo nuk eshte shume e lehte per t’u kuptuar tani pasi shume zhvillime ne Shqiperi do te jene te lidhura edhe me menyren se si do te shkojne zgjedhjet ne Parlamentin Evropian rezultat qe do te diktoje edhe agresivitetin e Rusise ne rajon dhe intensitetin e tij. Por nje gje eshte e sigurte, madje shume e sigurte. Ne qofte se Opozita nuk e rrezon Ramen kete here, vendi shkon drej nje diktature monopartiake dhe PD shkpon drejt shkrirjes gradualisht shpejt. Rama do te investoje nje Opozite paralele te re, e cila do ti duhet per te treguar ne Perendim se ketu ka pluralizem politik. Nga ana tjeter Perendimi është më i interesuar per stabilitet autokrat sesa per demokraci që prodhon trazira. Rama, duke e ditur që PD dhe Opozita nuk kanë aletranative tjetër pervec perplasjes, ose vetëshkatërrimit, është duke bllofuar deri në fund, sa te mundet, dhe keto jane sinjale që nuk shkojne per popullin brenda por per aktoret dhe lojtaret e medhenj rajonale dhe nderkombetare te cilet mund te kene projektuar ne Shqiperi një perplasje të madhe, perse jo, larg qoftë, luftë dhe konflikt civil. Në të gjitha rastet, paria edhe mund ta gjejë një formulë per zgjidhjen e krizes pasi ata duan të shijojnë paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe nuk duan konflikt, por kjo nuk është më e gjitha në doren e tyre. Sot është dita e jetimëve dhe të gjitha të dhënat nga kampi i “baballarëve” të Kombit tregojnë se shqiptaret janë një popull jetim dhe braktisja më e dhimbshme është, kur jetimi e ka babën gjallë!/ Kreshnik Osmani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.