A po rikthehet Basha në drejtimin e PD-së?!
Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i PD-së, i cili rezulton të jetë në detyrë në gjykatë, po bën gati rikthimin në Partinë Demokratike.
Basha po bëhet gati të zhvillojë një tur takimesh dhe analizash.
Lëvizja e parë e Bashës sot ishte ndryshimi i fotos së kopertinës në Facebook-un e tij, ku vuri logon e PD-së së vulës.

Basha po shpreson të rikthehet në krye të PD-së duke mbajtur vulën, megjithëse nuk ka as 5% të votave dhe këtë e treguan fare qartë zgjedhjet vendore të 14 majit.
PD-ja e tij u braktis masivisht nga qytetarët dhe në disa qytete dilte edhe forcë e shtatë apo e tetë në zgjedhjet për këshilltarët, ndërsa nuk fitoi as edhe një bashki.
Basha u largua vetëm formalisht nga Partia Demokratike, punoi për humbjen e opozitës dhe shkatërroi strukturat me qëllim që të rikthehej për të shpëtuar PD-në nga katastrofa.
Rikthimi i Bashës dhe lëvizja e tij vijnë menjëherë pas takimit të fshehtë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën.
Basha do të fajësojë Enkelejd Akibeajn dhe Sali Berishën për humbjen në zgjedhje për tu shfaqur si misionar i paqeje me mesazhe bashkëpunimi dhe faljeje.
Dhe ky skenar tashmë po del haptazi pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt dhe komandimit të Gazment Bardhi në krye të PD-së.
Basha po bën gati rikthimin fill pas humbjes së thellë në zgjedhje, duke kryer tentativa për të marrë në shtator drejtimin e PD-së.
Por, është e rëndësishme të theksohet se kjo do të varet nga shumë faktorë, përfshirë dinamikën politike të momentit, popullaritetin e Bashës brenda partisë dhe gjendjen e politikës shqiptare në përgjithësi./cna
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



