E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po shkon ekonomia drejt punezenies se plote?
Sot

A po shkon ekonomia drejt punezenies se plote?

Kam pershtypjen se tregu i punes po perjeton nje shtrengim te paprecedente ne historine e Shqiperise, qe po ben presion te forte tek pagat. Ne tremujorin e trete dhe te katert te vitit te kaluar rrogat jane rritur me ritme te ndjeshme. Informacionet jane se tendenca ka vazhduar edhe ne tremujorin e pare te ketij viti.

Shkaku eshte i qarte. Emigracioni. Bizneset thone se ne sektore te caktuar rrogat jane dyfishuar brenda 1 apo dy vitesh dhe serish kane veshtiresi per te gjetur punonjes. Vecanerisht ne kategorine e punonjesve te kualifikuar.

Rritja e rrogave ne te gjithe spektrin e tregut eshte lajm i mire. Por kjo eshte edhe thike me dy presa. Nese rritja e rrogave nuk shoqerohet me rritje te produktivitetit, atehere ekonomia humbet konkurrueshmerine.

Si rregull nje ekonomi duhet te jete afer punezenies se plote. Bota kete e arrin me reforma. Ne e arrijme duke perzene njerezit ne emigrim. Por pertej kesaj, pasojat tek pagat jane te njejta.

Kujt do t’ia merrte mendja qe Shqiperia nje dite do te perballej me treg te shtrenguar pune. Bizneset e ndjene qe para disa vitesh dhe tentuan ate skemen me Bangladeshin per te shmangur rritjen e rrogave. Por me sa duket bangladeshasit i bene naften kesaj pune.

Tani eshte radha e qeverise te rrise rrogat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.