E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Absurdi ne ditet e fundit para Vettingut ne Gjykaten e larte!
Uncategorized

Absurdi ne ditet e fundit para Vettingut ne Gjykaten e larte!

Qytetari Shkelqim Spaho solli ne vemendje te Medias, sipas tij nje mundesi per korrupsion te mundshem ne njerin prej institucioneve me larta te drejtesise, pikerisht ne Gjykaten e Larte.

“Po sjell ne vëmendjen tuaj një shkrese te cilën ja kam derguar te gjitha institucioneve te mundshme te cilat kane kompetenca për te vendosur drejtësi.

Ndodh ne Gjykatën e Larte ku ka mijëra ceshtje te pashqyrtuara te cilat presim me vite, ndërsa njërit prej rasteve i jepet date shqyrtimi gjyqësor brenda dy muajsh dhe ne shkelje te ligjit, duke mos ju njoftuar rekursi palës se paditur.” – shkruan Spaho i cili sjell dokumentin e plote qe i ka dërguar te gjitha institucioneve kompetente, por edhe prezences diplomatike.

Letra

L Ë N D A: Kërkesë për monitorim dhe informim për :

Shkeljen e rëndë për (moskomunikim rekursi) nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë mbi rekursin që ka bërë pala paditëse kundër vendimit nr.3254 dt.13.10.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Mbi këtë shkelje të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rregjiastruar kallzimi penal nr.prot.8525 dt.06.07.2017.

Për shpejtimin e gjykimit të çështjes administrative me nr. 31003-00082-00-217 dt. Rregjistrimi 23.01.2017.
Për shkakun e ndryshimit të gjyqtarit relator dhe proçedurat e rihedhjes së shortit.
Drejtuar: Z. Xhezair Zaganjori

Kryetar i Gjykatës së Lartë

Z.Ardian Dvorani

Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Znj.Ariana Fullani

Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

Z.Andi Çeliku

Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Për dijeni: SH.T.Z. Bujar Nishani

President i Republikës së Shqipërisë

Visho Ajazi Lika
Drejtor i SHISH

Gazmend Bardhi
Ministër i Drejtësisë

Znj. Marsida Xhaferrllari

Kryeinspektore e KLD-së

Komisionit të VETING-ut

SH.T.Z Donald LU

Ambasador i SH.B.A Tiranë

SH.S.ZJ. Romana Vlahutin

Ambasadore e Bashkjimikt Europian Tiranë

Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Saimir Kodra
Emisioni Investigativ TV Klan

Filip Çakuli
Emisioni investigative “Fiks Fare” Top Channel

Znj.Moza Picari

Emisionit invistigativ “Bum Bum” TV.”Ora News”

Mediave të shkruara dhe elektronike

I nderuar Z.President,

Të ndëruar Zotrinj,

Shkelqesi ambasadorë,

Më lejoni së pari t`ju shpreh konsideraten time të lartë për ju dhe misionin Tuaj dhe njëkohësisht t`ju kërkoj ndjesë për kohën që ju kam marrë dhe po ju marr për t`ju vënë në dijeni në lidhje me anti-kushtetuetshmnërinë e procedurave të ndjekura në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe në Gjykatën e lartë në lidhje me vendimin nr.3254 dt. 13.10.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Duke ju kërkuar ndjesë më lejoni t`ju rikujtoj edhe një herë shkurtimisht thelbin e çështjes.

Skenderie Gorçe ka qenë pronare e një objekti me sipërfaqe 32 m2 me leje ndërtimi dhe e një trualli me sipërfaqe 123 m2 të përfituara në mënyrë të ligjshme nga ish pronarët e vjetër dhe të rregjistruar në Z.R.P.P Tiranë, për të cilat është paisur me vertetimet e pronësisë që në vitin 1992 dhe që ndodhet në ballin e rrugës “Myslim Shyri” Tiranë.

Në vitin 1995 pronën mbrapa ndërtimit të Znj. Skënderie Gorçe dhe që kufizohej me të e bleu familja Vokopola. Kjo familje nga viti 1995 ka ndërmarrë një ofensivë antiligjore duke keqinformuar dhe angazhuar të gjitha mekanizmat e shtetit duke përfshirë këtu edhe Prokurorine e rrethit Tiranë, me të vetmin qëllim prishjen e pronës së zonjës Skënderie Gorçe dhe që prishja e saj do të nxirrte në pamje të parë pronën e familjes Vokopola që ka qenë i vetmi qëllim i tyre për 22 vjet,.

Në lidhje me këto përpjekje të paprincipta të familjes Vokopola dhe për legjitimitetin e objektit me leje ndërtimi të zonjës Skënderie Gorçe është dhënë Vendimi Nr.531 dt. 13.02.2002 i Gjykatës së rrethit Tiranë, i cili është lënë në fuqi dhe ka marrë forme të prerë me Vendimin Nr.662 dt. 04.06.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në vitin 2002, Skenderie Gorçe ka bërë një ndërtim pa leje me sipërfaqe 155 m2, nga e cila 127 m2 ishin mbi truallin e saj dhe 28 m2 kishte zënë truallin e familjes Vokopola.

Në lidhje me këtë fakt ekziston Vendimi Nr. 1847 dt. 03.04.2006 i Gjykatës së Rrethit Tiranë, ku pala paditëse familja Vokopola ka kërkuar pushimin e gjykimit të çështjes civile me objekt: “Detyrimin e palës së paditur Skenderie Gorçe të na lirojë dhe dorëzojë sipërfaqen e truallit të zënë nga ndërtimi i paligjshëm prej 32 m2 dhe rreth 60 m2 truall si posedues në keqbesim”. Pse familja Vokopola tërhiqet nga gjykimi në datë 03.04.2006, ditë kur u miratua ligji i legalizimeve Nr. 9482 dhe hap një proces gjyqësor pas 6 vjetësh, ku nuk ligj-imitohet si palë?! Të gjitha dokumentet e mësipërme janë pjesë e dosjes gjyqësore në shqyrtim.

Skenderie Gorçe duke përfituar nga procedurat që parashikonte ligji Nr.9482 dt. 03.04.2006 “Për legalizimet…” ka bërë vetdeklarimin Nr.930/717 dt. 14.11.2006 në përputhje me të drejtat që vetë ligji ofronte.

Në vijim të procedurave të ndjekura nga insitucioni i ALUIZNIT, pas kualifikimit dhe çertifikimit të të gjithë procedures, me V.K.M nr.247 dt.13.04.2010 publikuar në Fletoren Zyrtare nr.54 dt.07.05.2010, i kalohet në pronësi zonjës Skënderie Gorçe një sipërfaqe parcele ndërtimore prej 295 m2.

Gjithashtu sipas procedurave, me V.K.M nr.389 dt.19.05.2010, publikuar në Fletoren Zyrtare nr.72 dt.10.06.2010, shpronësohet familja Vokopola.

Në përfundim të proçedurave të shqyrtimit dhe pa asnjë kontestim nga familja Vokopola gjatë gjithë proçesit të legalizimit, Agjensia e Legalizimit, Drejtoria Qendrore, ka miratuar Lejen e Legalizimit Nr. 5449 dt.28.03.2011, në emër të zonjës Skënderie Gorçe.

Skenderie Gorçe është paisur me çertifikatën e pronësisë për pasurinë Nr. 7/473 Vol.31 Fq.70 Z.K 8380 me dt.06.04.2011.

Skenderie Gorçe, këtë pasuri nëpërmjet kontratës së shkëmbimit Nr. 1641 Rep Nr.525/2 kol dt. 22.04.2011 ja kalon motrës së saj Mynevere Spaho, e cila me dt.05.05.2011 paiset me çertifikatën e pronësisë Nr.7/473 Vol.31 fq.70 nga Z.R.P.P Tiranë.

Mynevere Spaho me kërkesën e saj drejtuar Z.R.P.P Tiranë e ndan pasurinë Nr.7/473 në 8 pjesë për të cilat paiset me këto çertifikata pronësie:

Çertifikatë pronësie Nr.7/533- N1 Vol.33 fq.148 dt. 19.04.2012

Çertifikatë pronësie Nr.7/533- N2 Vol.33 fq.149 dt. 19.04.2012

Çertifikatë pronësie Nr.7/533- N3 Vol.33 fq.144 dt. 19.04.2012

Çertifikatë pronësie Nr.7/533- N4 Vol.33 fq.151 dt. 19.04.2012

Çertifikatë pronësie Nr.7/533+1-1 Vol.33 fq.152 dt. 19.04.2012

Çertifikatë pronësie Nr.7/536 Vol.33 fq.147 dt. 19.04.2012

Çertifikatë pronësie Nr.7/535 vol.33 fq.146 dt. 19.04.2012

Këto pasuri kanë origjinë lejen e ndërtimit dhe pjesërisht legalizim, në pronën e vjetër të Skenderie Gorçes dhe këto pasuri kanë një vlerë financiare mbi 1 milion euro.

Ndërsa mbi pasurinë nr.7/534 vol.33, fq.145 me sipërfaqe trualli 245.55 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 28 m2 (ish truall i familjes Vokopola), zonja Mynevere Spaho, si pronare e ligjshme ndërton në vitin 2011 një lokal për të cilin aplikon për legalizimin e tij pranë aluiznit Tiranë me nr. Prot.91 dt.20.06.2013.

Për këtë ndërtim zonja Mynevere Spaho paiset me lejen e legalizimit nr.118431 dt.03.02.2017 dhe me çertifikatën e pronësisë me nr.pasurie 7/534 dt.15.03.2017 të cilat janë depozituar pranë Gjykatës së Lartë me kërkesën nr.prot.2862 dt.06.07.2017.

Pas gjithë këtyre procedurave, Familja Vokopola, megjithse i kishte humbur të gjitha të drejtat për të kërkuar pavlefshmëri të procesit të legalizimit, në fund të vitit 2012 i drejtohet Gjykatës së Tiranës për pavlefshmëri të procesit të legalizimit dhe shembjen e ndërtimit, pronë e imja.

Gjykata Administrative e Shkallës Parë Tiranë dhe konkretisht Gjyqtari Avni SEJDI me vendimin nr.4508 dt.29.07.2014 vendosi konstatimin e pjesshem të pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Leje legalizimi nr.5449 Dt.28.03.2011 në emrin e zonjës Skenderie Gorçe dhe për pasojë prishjen e ndërtimit .

Gjykata e Shkallës së Parë me këtë vendim ka dalë mbi nocionin e vet ligjit të legalizimit dhe parimeve të këtij ligji të cilat janë vendosur në Vendimin e GJ.K. Nr.35/2007.

Në lidhje me këtë vendim jemi drejtuar të gjithave organeve ligj zbatuese, trupit diplomatik dhe medias shqiptare si dhe kemi depozituar kallëzim penal nr.prot 5320 dt.11.10.2016 në emër të gjyqtarit Avni Sejdi.

Mbi ankim të palëve ndërgjyqëse, me Vendim nr. 3254, date 13.10.2016, Gjykata Administrative e Apelit Tirane ( në dhomë keshillimi) ka vendosur :

“ – Ndryshimin e vendim nr. 4508 date 29.07.2014 të Gjykaëes Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Rrëzimin e kërkesë padisë”
GJYKATA E LARTE – Sipas “Lista e cështjeve administrative për gjykim në Dhomë Këshillimi “ – shpallur me datë 21.06.2017, me nr. 6 rendor Nr. Aktit 0082/2017 njoftohet : “ Shqyrtimi i cështjes me palët ndërgjyqese :

LUMNIJE VOKOPOLA, ENEIDA HOXHA ( VOKOPOLA), ALBENS VOKOPOLA – AGJENSIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMORE INFORMALE ( ALUIZNI) TIRANË, SKENDERIE GORÇE, MYNYVRE SPAHO – ZYRA VENDORE E RREGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, AVOKATURA E SHTETIT.

Data 12.07.2017, ora 9.25, Gjyqtar Relator z. A. Dvorani.

Ne ndërgjyqësve Skënderije Gorce dhe Mynevere Spaho, ju vemë ne dijeni se nuk kemi asnjë njoftim dhe asnjë komunikim mbi rekursin që ka bërë pala paditëse kundër vendimit të Apelit Administrativ. Pra kjo është shkelja e parë ligjore është që kjo cështje do gjykohet nga ju me dt.12 korrik 2017 dhe ne nuk është komunikuar kopja e rekursit. Këtë mund ta verifikoni lehtësisht në dosje pasi mungon firma jonë e komunikimit të rekursit.

Duke ju vënë në dijeni se po rrezikohen seriozisht të drejtat themelore kushtetuese dhe ligjore për zhvillimin e një gjykimi të drejtë e të paanshëm jemi drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë-ankesë nr.prot. 2705 dt.28.06.2017, ku I kemi kërkuar:

Të konstatohet “ mosmarrja dijeni e subjekteve ndërgjyqës Skënderie Gorce dhe Mynevere Spaho për Rekurs të ushtruar nga pala Lumnije Vokopola”.

Të kryhen procedurat administrative të Njoftimit të Rekursit, të ushtruar nga pala Lumnije Vokopola.

Të informohemi lidhur me kushtet që kanë diktuar “përshpejtimin e gjykimit të çeshtjes administrative”, shkakun e ndryshimit të Gjyqtarit Relator, Procedurat e ri hedhjes së shortit….

I nderuar zoti Zaganjori. Me qenë se ky proces gjyqësor është shoqëruar që në fillimet e tij me parregullsi të shumta për të cilat janë informuar të gjitha institucionet ligjzbatuese, diplomatike dhe mediatike, sikurse edhe Ju personalisht nëpërmjet shkresave nr.prot. 2291 dt.01.05.2016 dhe nr.prot,22992 dt.01.06.2016 me besimin se Ju përfaqësoni një nga kollozet e drejtësisë shqiptare si dhe jeni një nga mbështetësit kryesorë të procesit të legalizimit si një nga firmëtarët kryesorë të vendimit nr.35/2007 të Gjykatës Kushtetuese a më lind e drejta për të paragjykuar këtë process gjyqësor dhe konkretisht për këto arsye:

  • Si shpjegohet që dosja gjyqësore nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, duke manipuluar procedurat e komunikimit të rekursit palës paditëse niset në Gjykatën e Lartë me urgjencë?
    Pse duhet të ndryshojë relatori i çështjes Medi Bici?
    Pse kërkesa nga pala paditëse u bë kur relatori i çështjes u caktua Adrian Dvorani, gjyqtar me mendat prej kohësh të përfunduar?
    Pse relatori Adrian Dvorani duhet të nxirrte datën e gjykimit pas 4 muajsh?
    Pse kjo çështje duhet t`i ngarkohej një trupi gjykuese me mandate të përfunduar?
    A është e sinkronizuar gjithçka në veprime e kohë që nga nisja e dosjes së manipuluar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe deri në shpalljen e datës së gjyqit në Gjykatën e Lartë?
    A mendohet që me këtë çështje t`i bëhet nder anti-kushtetues një ish presidenti ku nipi i tij është palë në këtë process gjyqësor dhe trupa gjykuese me mandate të përfunduar ka planifikuar ndonjë dhuratë për të?
    I nderuar zoti President,
  • I nderuar zoti Zaganjori
  • Të nderuar zotërinj,
  • Media të shkruara dhe elektronike,
  • Për sa më sipër, për të shmangur shkatërrimin e një prone të ligjshme që do të sillte jo vetëm pasoja financiare me një dëm ekonomik mbi 1 milion euro, por edhe konflikte të paparashikuara familjare e shoqërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm anti-kushtetues në procesin e legalizimeve që do të binte ndesh me vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese do t`ju lutesha të monitoronit rreptësisht çështjen administrative me nr.6 rendor numër akti 0082/2017 datë regjistrimi 23.01.2017 dhe me datë gjykimi (në Dhomë Këshillimi) dt.12.07.2017 ora 09.25 me gjyqtar relator z. A.Dvorani.
  • Me konsideratë
  • Shkëlqim Spaho
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.