E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adi Krasta mesazh të fortë pas protestës së opozitës
Sot

Adi Krasta mesazh të fortë pas protestës së opozitës

Moderatori Adi Krasta prej kohësh i ka prishur raportet e tij me kryeministrin e vendit Edi Rama. Së fundi ai ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me protestën e opozitës.

Përmes një videomesazhi, ai ka dashur të shprehë se shoqëritë që nuk protestojnë, sipas tij janë të destinuara të mpaken dhe të tkurren.

Reagimi:

Shoqërite që s’protestojnë janë të destinuara të mpaken, ndrydhen …tkurren.
Nuk është luks të protestosh. 

Është përgjegjësi për një kauzë që është e lidhur jo vetëm me ty… por kushtëzon jetën e të gjithëve . 
Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar, për të gjetur fuqinë e shprehjes.

Ne jemi qytetarë dhe protestues. Nuk ka rrugë të posacme për protestën. Nuk ka sheshe të përcaktuara e faqe të dedikuara on line. Nuk ka kauza të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme. Është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur. Apatia është fillimi i gjumit. Indiferenca është përgjumja para vdekjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.