E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Administratë  për Klikën<br>dhe për klikun
Sot

Administratë për Klikën
dhe për klikun

U deshen 23 vite, pas miratimit te pare te Ligjit te Sherbimit Civil ne fund te vitit 1999 qe administrata shqiptare te rikthehet ne administrate serisht partiake ne sherbim te Klikes qe drejton regjimin monist.

U deshen 23 qe Administrata publike ti rikthehet rreshtit dhe klikimit ne FB dhe shperndarjes se lajmit politik te Rililindjes.

U deshen 23 vite qe Administrata Publike te rikrijoje nepunesin bedel qe eshte i gatshen te abuzoje, te firmose e te vjedhe buxhetin publik, te bej burg per Shefin per Ministrin etj.

U deshen 23 vite qe te shperdorohen miliona e miliona dollar e euro qe u hodhen nga nderkombetaret per trajnimin e promovimin e saj. Vetem mbi mua jane hedhur qindra mije euro trajnime nga Kanadaja ne Hong Kong, ne Londer, e kudo ku ka institute trajnimi per sherbimin civil, per te me akuzuar ne fund politikisht, e larguar nga puna me motivacionin agjitacion
e propagande kunder Shtetit, gje te cilen e hodhi poshte gjykata administrative.

U deshen 23 vite qe Administrata Publike te punoje e trysnuar dhe e trembur se nuk del ne mbledhje politike, ne mitingje dhe ne zgjedhje per partine ne Pushtet.

U deshen 23 vite qe Administrata Publike ti rikthehet serisht emrimeve nepotike, te fisit e fares se deputeteve e qeveritareve te PS. Ambasadat jane sot shembull i emrit te bijve te bllokut te ri.

U deshen 23 vite qe Administrata Publike te paguaje 2 vete per nje vend pune dhe mijra te tjere te presin vite e vite per tu dale data e Gjykimit ne Apelin Administrativ.

U deshen 23 vite qe Administrata Publike te lere postet ne Shqiperi e te emigroje ne perendim per paga, kushte dhe trajtim civil.

U deshen 23 vite qe Admistrata Publike te rankohet ne fund nga nderkombetaret.

U deshen 23 vite qe Administrata Publike te therrase serisht:
Parti-Edver jemi gati kurdohere!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.