E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Administratë (publike) partiake  ministra “teknicienë”
Sot

Administratë (publike) partiake ministra “teknicienë”

Neritan Sejamini

Qëndrimet e ministrave “teknicienë” të Brendshëm, të Arsimit dhe të Jashtëm këto dy javët e fundit—dy të parët nuk e kanë hapur gojën të thonë edhe një fjalë të vetme, edhe pse kanë çuar policinë për të ushtruar dhunë ndaj studentëve, kurse i treti e ka futur politikën në një “krizë” artificiale (qesharake) dhe ka bërë kurioz gjithë kombin e prapë nuk bën të ditur dy gisht letër se ku ka bërë shkollë dhe ku ka punuar—vertetojnë një rregull rëndësishme që në perëndim njihet mirë: politika bëhet nga politikanë, dhe mund të jetë politikë e përgjegjshme kur karriera e politikanëve varet nga vota e njerëzve. Teknicienët—edhe pse mund të kenë dije më të mëdhe teknike në fushat të politikave publike—janë krejtësisht të papërgjegjshëm politikisht dhe nuk kanë asnjë detyrim demokratik në veprimet e tyre. Duke mos patur nevojë për vota, duke mos patur nevojë për mbështetje partiake apo edhe ambicje për karrierë partiake, “teknicienët” janë të zhveshur nga domosdoshmëria për ta “mbajtur mirë” me njerëzit apo me militantët partiakë. Ata kanë nevojë ta mbajnë mirë me shefin, sepse pushteti i tyre prej “teknicieni” varet vetëm nga vullneti personal i shefit.

Mbështetja që në Shqipëri kemi për “teknokratët” është në thelb jo vetëm mbështetje për një qeverisje jodemokratike politike, por edhe e prapambetur politikisht: demokracitë perëndimore e kanë zgjidhur, thuajse prej një shekulli, problemin “politikanë – teknicienë” në qeverisje: kabinete politike qeveritare, të zgjedhur politikisht, dhe administratë (publike) teknike, të pavarur dhe të paprekshme nga politika. Kurse në Shqipëri, ne preferojmë të kundërtën: në administratë ku duhet të ketë teknicienë ne emërojmë militantë (shpesh të paditur) partiakë, kurse ministrat që duhet të jenë partiakë i preferojmë të jenë teknicienë. Sekretari i përgjithshëm dhe drejtorët e Ministrisë së Jashtme duhet të kenë lexuar shumë libra dhe të jenë të ditur teknikisht, kurse Ministri i Jashtëm duhet të jetë politikan i zoti, pavarësisht sa libra ka lexuar e sa fakultete ka mbaruar. Politikan nuk bëhesh përmes rrugës së shkencës dhe librave, por përmes politikës dhe përfaqësimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.