E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Administratori i shtetit  per inceneratorin e sekuestruar  në Tiranë,kërkon akoma para : Bashkitë e qarkut janë debitorë
Politikë

Administratori i shtetit per inceneratorin e sekuestruar në Tiranë,kërkon akoma para : Bashkitë e qarkut janë debitorë

Arjan Baçi është caktuar këtë të enjte nga GJKKO si administratori shtetëror i inceneratorit të Tiranës, i sekuestruar nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet.

Ndër të tjera tha se një problematikë që ai ka vërejtur është fakti se bashkitë e qarkut Tiranë janë depitor në kompani dhe do t’i dërgohen shkresa në mënyrë që të vihen para përgjegjësisë për të zbatuar punën.

Arjan Baçi: Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.