Adriatik Lapaj flet edhe një herë për sistemin tonë mjekësor
PËR SPITALET dhe solidariteti me aktorin Genc Fuga

Aktivisti Adriatik Lapaj i është rikthyer edhe njëherë problemeve që ka vendi ynë sot me sistemin e dështuar mjekësor. Lapaj thotë se shumë shërbime konkrete nuk mbulohen nga spitalet publike pasi çuditërisht aparaturat prishen… Bëhet fjalë për ekzaminime apo ndërhyrje të kushtueshme. Një prej tyre ka qenë tromboektomia, ajo që i nevojitej aktorit Genci Fuga. Gencit i uroj shërim të shpejtë, por ndryshe nga solidariteti që gjeti Genci, qytetarët e zakonshëm nuk e gjejnë…vdesin ose paralizohen çdo ditë dhe askush se vë ujin në zjarr deri ditën që i troket halli te dera.
Ndiqni VIDEON dhe mesazhin e Adriatik Lapaj
5 muaj më parë kam folur për problemet në shëndetësi dhe jam ndalur në shërbime konkrete që nuk mbulohen nga spitalet publike pasi çuditërisht aparaturat prishen…
Bëhet fjalë për ekzaminime apo ndërhyrje të kushtueshme. Një prej tyre ka qenë tromboektomia, ajo që i nevojitej aktorit Genci Fuga. Gencit i uroj shërim të shpejtë, por ndryshe nga solidariteti që gjeti Genci, qytetarët e zakonshëm nuk e gjejnë…vdesin ose paralizohen çdo ditë dhe askush se vë ujin në zjarr deri ditën që i troket halli te dera.
Ndaj do shembur sistemi politik…do shembur se nuk ka garë, e duke mos pasur garë pushteti kthehet në domen të kryetarëve dhe elitave që i rrethojnë. Këto elita majmen me para e lidhin interesa me privatët në fusha të ndryshme…një nga të cilat dhe shëndetësia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



