E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aeroporti i Rinasit me çmimet e çmendura
Sot

Aeroporti i Rinasit me çmimet e çmendura

Marin Mema

Nuk ka tradhëti më të madhe se çmimet e çmendura, të turpshme e fryt i korrupsionit që emigrantët detyrohen të paguajnë për të zbritur në tokën e tyre përmes aeroportit të Rinasit !! Ajo nuk ështe një kontratë , por një rrjepje për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore ata që e kanë firmosur !!

Në pak ditë çmimet për emigrantët janë disafishuar… Janë pafund ata shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë apo anasjelltas e nuk mundet ta bëjnë sepse sot më lirë është të shkosh në cepin tjetër të botës se të udhëtosh nga Rinasi apo drejt tij.

Nëse aeroporti i Kukësit nuk fillon vërtetë fluturimet në vjeshtë siç është premtuar e me çmime të ulëta, atëherë përgjegjësitë duhet të jenë të drejtëpërdrejta e të forta !!

E po kështu duhet të ndodhë edhe me atë të Vlorës… Afatet e vendosura duhet të respektohen !!

Nuk mundet më të flasim për prurjet e emigrantëve , por nga krahu tjetër të mos u japim as mundësinë për te vizituar shtëpinë e tyre… Ky është turp ose më mirë një tradhëti e vërtetë kombëtare !!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.