Aferat dhe shkeljet e rënda të Dhori Kules në fakultetin enonomik
Redaksia e “PUBLIK.live” ka në dorë të dhëna që faktojnë afera dhe shkelje te rënda në Fakultetin e Ekonomisë. Pika e parë është regjistrimi në vitin 2018, i rreth 100 studenteve në fakultet si fitues në deget e ketij fakulteti të cilet nuk kanë qenë fare në listen fituse dhe me dashje nepermjet urdherave verbal arbitrar, janë shtuar tek kjo listë per intersa korruptive nga dekani i fakultetit duke perjashtuar studente ekselente te cilet ishin fitues dhe e meritonin te ishin pjese e listes fituese. Pra ata që nuk paguar kane ngel jashte listes ndersa te tjeret qe ishin jashte listes por me shume gjasa kane paguar nen dore jane bere pjese e kesaj liste fituese.
Pika e dytë dhe me kryesorja është mospajisja fare nga ky dekanat i ekonokikut me numër matrikullimi për të gjithë studentët e ketij fakulteti për dy vite akademike me radhë v.2016-2019. Pasoja e kësaj afere është se këta studentë të pamatrikulluar në këto vite edhe pse vijojnë studimet dh epaguajnë për to ata nuk figurojnë fare si studentë . Në bazë të ligjit për arsimin e lartë studentët konsiderohen pjesë e fakultetit në momentin e matrikllimit dhe me pas ata vijojnë me procedurat e tjera administrative në fakultet. Pra këta student të pamatrikulluar deri më sot nëse do të matrikulloheshin sot ata do të kosiderohen si të regjistruar dhe pjesë e këtij fakulteti në momentin që ata mbajnë një numër të tillë.(sqarojmë se numri i matrikullimit është shumë primar pasi ky numër është unik dha ai e ndjek studentin gjatë gjithë periudhës të studimit , me këtë numër ai vlerësohet, kontrollohrn provimet etj). Interesi është se duke qenë se studentët nuk kanë numër matrikullimi dekanati mund te manipulojë çdo procedurë rreth listave të studentëve të rinj rishtazi, ekzistues dhe ata të cilët nuk kanë marrë fare pjesë në procesin e mësimdhënies. Ky është skandal shumë i madh ku se shpejti priten edhe herime nga prokuroria.
Dhe nëse duan që të transferojnë studimet në këtë situatë jashtë dhe brenda vendit ato nuk e kanë të mundur që ti transferojnë studimet në universitete pasi ato nuk kanë një numër matrikullimi./G. Gjana/Publik.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




