Agron Shehaj denoncon: Qeveria tjetër koncesion të fshehtë. Ja kush e merr
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se qeveria ka dhënë një tjetër koncesion nëpërmjet konkurrimi vetëm me një ofertues.
Sipas tij, edhe pse shteti fitonte rreth 5 milion euro në viti për kontrollin e pompave të naftës, qeveria ka zgjedhur t’ia japë një privati për një periudhë 20 vjeçare.
Reagimi i plotë i Shehajt:
Nëpërmjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës.
Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapercaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.
Kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprures sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.
Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.
Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapërcaktuar.
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë korruptive flagrante në shkelje të ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




